Month: January 2022

Humbën jetën në krye të detyrës, familjarët presin me vite të vendoset drejtësia

Të dhënat e grumbulluara nga INA MEDIA tregojnë se 463 punëtorë u aksidentuan përgjatë tri viteve në vendin e punës, si pasojë e mungesës së mjeteve mbrojtëse apo veshjeve speciale. Ekspertët flasin për shifra alarmante, ndërsa akuzojnë se me pa të drejtë shpeshherë faji i mbetet viktimës. Vetëm pak prej rasteve fatale kanë mundur të zbardhen, ndërsa …

Humbën jetën në krye të detyrës, familjarët presin me vite të vendoset drejtësia Read More »

Transferimi i koncesionit të kolaudimit favorizoi tenderët qindra-milionësh për investime ekzistuese

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor tenderoi 489.9 milionë lekë pa TVSH për rikonstruksionin e pikave të kolaudimit të automjeteve, në një kohë kur investimi duhej të ishte bërë nga koncesionari. Kjo shumë është disa fish më e lartë se investimi fillestar, i bërë nga SGS, që sipas kontratës arrinte në 293.6 milionë lekë. …

Transferimi i koncesionit të kolaudimit favorizoi tenderët qindra-milionësh për investime ekzistuese Read More »

Një ton drogë në vit, si u kthye Durrësi në portin e kokainës

Me 1 ton kokainë të sekuestruar vetëm përgjatë këtij viti, porti i Durrësit është kthyer në portin e kokainës. Përllogaritet se 650 milionë dollarë, që do të ishte vlera, nëse kjo drogë do të dilte në treg, iu hoqën krimit të organizuar. Porti më i madh në vend ka kapacitete të limituara për të mbajtur …

Një ton drogë në vit, si u kthye Durrësi në portin e kokainës Read More »

Kontaktet me krimin tundojnë policë e ushtarakë që të abuzojnë me detyrën; iu shërbejnë si bodyguard-ë

Të dhënat zyrtare tregojnë se janë me qindra policët dhe ushtarakët që joshen nga lidhjet me krimin. Madje, në shumë raste ata përfundojnë duke iu shërbyer si bodyguard-ë, duke komprometuar zbatimin e drejtë të ligjit. Ekspertët akuzojnë se “shumë policë, që janë bërë me krimin dhe njëherësh mbajnë të veshur uniformën, janë shtyrë në këtë situatë …

Kontaktet me krimin tundojnë policë e ushtarakë që të abuzojnë me detyrën; iu shërbejnë si bodyguard-ë Read More »

Landfill-e ilegale mbetjesh spitalore në lumin Shkumbin, institucionet mbyllin sytë

Shqipëria prodhon rreth 630 tonë mbetje spitalore në vit, nga të cilat 20% e tyre kategorizohen si mbetje të rrezikshme, por që përfundojnë në koshat e mbetjeve të qytetit dhe buzë lumenjve. 50 tonë mbetje spitalore, që prodhohen në qarkun e Elbasanit, në pjesën më të madhe të tyre përfundojnë në brigjet e lumit Shkumbin. …

Landfill-e ilegale mbetjesh spitalore në lumin Shkumbin, institucionet mbyllin sytë Read More »

Diktatura e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës

Njëzet vite në krye të futbollit shqiptar, pesë mandate të fituara dhe kandidat për të gjashtin për të ruajtur “mbretërimin” e tij në FSHF, Armand Duka ka ndryshuar sistemin, duke centralizuar votën. 20 klube humbën të drejtën e votës në vendimmarrje dhe votat e tyre iu transferuan Shoqatave Rajonale të Futbollit, organizma në varësi direkte …

Diktatura e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës Read More »

Ndotja nga minierat dhe nga ujërat e zeza, liqeni i Pogradecit rrezikon të dalë nga lista e UNESCO-s

Liqeni i Ohrit, që afekton jetën e më shumë se 180 mijë banorëve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, kërcënohet nga tonelata mbetjesh të industrisë minerare dhe nga ujërat e zeza që derdhen në të. Efektet kanë filluar të ndihen dhe disa lloje peshqish janë drejt zhdukjes. Nëse këto probleme nuk marrin zgjidhje sipas …

Ndotja nga minierat dhe nga ujërat e zeza, liqeni i Pogradecit rrezikon të dalë nga lista e UNESCO-s Read More »

Armët e paligjshme të zjarrit përdoren në 7 nga 10 vrasje në vend

Të dhënat tregojnë se armët e paligjshme përdoren në 7 nga 10 vrasje të ndodhura në vend, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lartë për përdorimin e armëve të zjarrit. Kallashnikovi, AK-47, vazhdon të jetë “mbreti i porosive”, ndërsa grupet kriminale preferojnë armë të reja e të sofistikuara me precizion të lartë, një …

Armët e paligjshme të zjarrit përdoren në 7 nga 10 vrasje në vend Read More »