PODCASTI ” RRËFE…” EPISODI 4: Të falësh dhunën është njësoj si të firmosësh vdekjen, psikologia Laboviti: Mos e pranoni!
Dhuna psikologjike është gjithnjë e më e përhapur në marrëdhëniet mes një çifti, por shpesh është e nënvlerësuar Në një rrëfim të gjatë për podcast-in “Rrëfe…”, psikologia Brunilda Laboviti ndan përvojën e saj me gratë e dhunuara. Ajo shpjegon se shumë gra përjetojnë presion, manipulim dhe nënçmim në marrëdhënie komplekse, ku partneri nuk i pranon apo respekton si individë. Sipas saj, këto situata mund të përshkallëzohen nga dhuna psikologjike në atë fizike apo edhe seksuale.
Laboviti thekson se asnjë akt ekstrem, si vetëvrasja, nuk ndodh papritur, por është rezultat i një periudhe të gjatë të errët, shpesh e shoqëruar me depresion të heshtur dhe probleme të thella të shëndetit mendor. Duke iu referuar rasteve të ndryshme, nga abuzimet brenda familjes deri tek ngjarje tragjike, ajo nënvizon rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe trajtimit të hershëm të këtyre problemeve, për të parandaluar pasoja të rënda. “Të falësh dhunën është njësoj si të firmosësh vdekjen”, – thotë Laboviti, e cila bën apel që çdo grua duhet të gjejë një derë ku ta rrëfejë dhe denoncojë dhunën dhe jo ta pranojë atë.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në youtube:
https://www.youtube.com/watch?v=2tlhYo6m4kg

Ky material është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit SMS Facility – Small Media Support in Western Balkans, i zbatuar nga SCiDEV. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e medias Qendra Fol dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet, opinionet apo vlerat e Bashkimit Evropian, SCiDEV apo projektit SMS Facility.



