Qëllim

Qëllimi i Qendrës FOL është:
⦁ Të krijojë një rrjet gazetarësh që do të monitorojnë dhe kryejnë kërkimin e përditësuar të të dhënave pranë Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave;
⦁ Të krijojë një databasë dhe të publikojë periodikisht të dhëna me informacione të përditësuara;
⦁ Të krijojë një platformë ku qytetarët të denoncojnë;
⦁ Të ofrojë botime studimore në fushën e kriminalitetit, sistemit penitenciar dhe drejtësisë;
⦁ Të krijojë një databasë për recidivizmin në sistemin penitenciar dhe të mbledhë të dhëna mbi veprat penale për të cilat shtetasit shqiptarë mbahen në paraburgim dhe në burgje.