Në Episodin “Udhëto i sigurtë” u intervistuan tre personazhe, jeta e të cilëve u ndikua nga aksidentet. Shkaktar i aksidentit me vdekje, i identifikuar si Fatmir Allaraj, i cili po vuan dënimin nga gjykata. Një 53-vjeçar nga Klosi i quajtur Ylber Doda, i cili u aksidentua 28 vite më parë dhe mbeti i gjymtuar, si dhe kryefamiljari (Mynyr Hastoci), i cili u plagos familjarisht dhe po i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe psikologjik (dy vajzat e tij të mitura. ishin gjithashtu në makinë).

Në podcastin ” FOL me Anila Hoxhën”  u prezantuan për herë të parë të dhënat për numrin e qytetarëve që humbën jetën si pasojë e aksidenteve mbi tre dekada, mbi 8 mijë të vrarë në rrugë (që nga viti 1992) dhe 15 mijë të plagosur dhe të gjymtuar. Ekspertët thonë se vetëm 65 % e aksidenteve ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore, pjesa tjetër për shkak të faktorit rrugor. Por zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar pranuan se për të eleminuar pikat e errëta, të identifikuara si vendet klasike ku ndodhin aksidentet, shpenzohen çdo vit 1 milion euro. Po ashtu, e njëjta shumë shpenzohet edhe për mirëmbajtjen e sinjalistikës.

*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Për më tepër klikoni në linkun e mëposhtëm;

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin