Episodi “Ti nuk je vetëm”  nis me rrëfimin e një fëmije që për disa vite ka përjetuar dhunë në familje. Nga traumat e ngjarjeve që pa mes prindërve, me urdhër të gjykatës, i mituri po trajtohet nga psikologët. Më pas vijon me rrëfimin  e një gruaje që duroi për vite me radhë, nuk denoncoi dhe që në fund e kuptoi se jeta e saj ishte në rrezik. Gjyqtari Adriatik Bocaj shpjegon më tepër rreth urdhrit të mbrojtjes dhe rasteve konkrete, po ashtu edhe noterja Eliona Saliaj denoncon situatën e trashëgimisë sa i përket grave, vajzave dhe nënave shqiptare.

*Podcast-i është pjesë e projektit  e Qendrës FOL që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë.Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Për më tepër klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://www.topalbaniaradio.com/v7/ti-nuk-je-vetem-fol-me-anila-hoxhen-25-11-2023/

 

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin