Terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” me makinë, i riu përdorues droge

32-vjeçari gjatë arrestimit

Nën dyshimin e përdorimit të lëndëve narkotike,shtetasi A.B., në 25 prill, thyeu barrierat mbrojtëse dhe hyri në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve nga manovrat me makinë.
Pas neutralizimit nga një i ri i gjendur rastësisht, i cili u fut nga dritarja e makinës në lëvizje dhe bëri që A.B., të humbte kontrollin e të ndalonte, policia konstatoi në xhepin e ti një qese farmaceutike me material bimor në formë boçeje, që rezulton të jetë një sasi prej 1.2 gramë kanabis.

32-vjeçari nga testi me drager nuk ka rezultuar i dehur, ndërsa dyshohet se ka qenë në efektin e lëndëve narkotike. Sipas dosjes, rezulton se ai ka përplasur 3 mjete të tjera, para momentit kur është futur në sheshin Skënderbej. Kontrekisht, i riu ka qenë duke lëvizur me një mikun e tij kur në rrugën “Besim Alla” në Kombinat ka përplasur një makinë dhe është larguar, disa metra më pas ka zbritur shtetasi S.Xh., që rezulton të ketë marrë edhe makinën me qira.

Në zonën e Freskut, ky shtetas ka pëplasur një tjetër mjet, por historia nuk përfundon këtu, pasi edhe në rrugën “Hoxha Tasim”, pranë kryqëzimit të Porcelanit një tjetër makinë është aksidentuar.
A.B., nuk i dha shpjegime hetuesve, ndërsa në Gjykatë tha se nuk kishte në plan të futej në shesh, por kishte ngatërruar rrugën. 32-vjeçari tashmë do të përgjigjet para drejtësisë për një sërë akuzash, më e rënda ajo e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, por edhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin