Mëson shoferët e rinj si duhet të sillen në rrugë, përfundon në pranga për shkelje të rregullave dhe korrupsion

Bardhyl Muçollari, 53 vjeç, drejtonte një autoshkollë, teksa përfundoi në pranga i kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe në tentativë korrupsioni.

53-vjeçari i cili mëson shoferët e rinj se si duhet të sillen si shofer, po udhëtonte pa vënë rripin e sigurimit, kur u ndalua në rrugën “Besim Alla” nga policët e Rrugores.

Këta të fundit i kanë kërkuar dokumentacionin dhe në këto momente drejtuesi i autoshkollës, i ka ofruar efektivit të Policisë 2 mijë lekë në mënyrë që ti shpëtonte ligjit.

Ai akuzohet tashmë nga Policia për “Korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publik”, teksa muajt e fundit një ka shkeljet më të shpeshta të qytetarëve janë rregullat e Kodit Rrugor, ndërsa për ti shpëtuar ligjit, të shumtë janë ata që guxojnë të korruptojnë policët e Rrugores.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin