“Kam nisur kanabisin që 10 vjeç”, i riu i arrestuar me drogë justifikohet: Pi 5 doza në ditë

25-vjeçari Elton Pinari u arrestua nga Policia e Tiranës pasi në servisin e tij u gjeten 10 doza kanabis sativa të fshehura në kasafortën e mjeteve të punës, duke u akuzuar si shpërndarës i lëndës narkotike. Mirëpo i riu ashtu si shumë të ndaluar të tjerë  me lëndë narkotike, duket se e ka gjetur shpëtimin nga akuzat penale, te pretendimi se është përdorues.

Sipas dokumenteve të siguruara nga qendra “Fol” në kuadër të monitorimit, Pinari ka thënë para hetuesve se prej 15 vitesh është përdorues i kanabisit dhe se 10 dozat e gjetura i kishte për dy ditë. Sipas përllogaritjeve dhe duke u bazuar në dëshminë e tij, i riu duket se e ka nisur përdorimin e lëndës narkotike që në moshën 10- vjeçare.

Prokuroria ka urdhëruar akt ekspertim për të parë nëse Pinari është përdorues dhe është në pritje të përgjigjes, ndërsa hetime të tjera do të duhet të bëhen, për të parë nëse dëshmia e 25-vjeçarit për eksperiencën e tij me përdorimin është reale, apo tentativë për ti shpëtuar akuzave dhe arrestit në burg.

 

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin