Biznesit në Tiranë i vjedhin 24 milionë lekë mall, arrestohet roja

Grabitja në një biznes në Tiranë çoi pas hekurave rojen e objektit për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, ndërsa dy autorët direkt të veprës penale, ende nuk janë identifikuar.

Nga verifikimet, autorët kanë hyrë nga dera kryesore e institucionit dhe po nga e njëjta derë kanë dal, ndërsa Bledar Mansaku, nuk ka arritur ti ndalojë apo njoftoj në kohë, duke bërë që ata të largohen me 24 milionë lekë mall.

Pikërisht për mosveprimet e tij, Policia dhe Prokuroria e kanë ngarkuar me përgjegjësi penale, duke e vënë nën masë arresti.

Megjithatë vetë Mansaku gjatë dëshmisë ka hequr përgjegjësinë nga vetja, ndërsa avokati i tij, në seancën për masë sigurimi, kërkoi zbutje të masës, duke argumentuar se e gjithë hapsira e biznesit është 5 mijë metra katror dhe nuk mund të ruhet nga një roje. Sipas avokatit ka qënë pikërisht ky fakt që ka çuar në grabitjen e biznesit.

Por pavarësht këtyre argumenteve, Gjykata vlerësoi të lërë në burg rojen, i cili do vazhdoj të hetohet për dyshimet se duke shpërdoruar detyrën ka ndihmuar që grabitja të realizohet.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin