Cilësia dhe kontrabanda e pesticideve, rreziku për fermerët, konsumatorët dhe zhdukjen bletëve

Autor: Rudina MUÇA – Qendra Alert

Fermerët e mbjellin tokën, por në fund të sezonit nuk e kanë të sigurt prodhimin. Fermeri dhe konsumatori shqiptar shumë herë mbesin të zhgënjyer nga prodhimi shqiptar. E ndërsa fermeri nuk është i kënaqur me sasinë e prodhimit bujqësorë, kosnumatori i frikësohet cilësisë. Shumë prodhime shqiptare në momentin që dërgohen për eksport në vende të ndryshme të BE-së rezultojnë se, kanë përqindje të lartë të mbetejve kimike.

Po përse prodhimet shqiptare mbingarkohen me pesticide?

 Kërkesa e lartë për perime gjatë gjithë vitit ka bërë që në vendin tonë të shtohen sipërfaqet me të mbjella në sera. Gjatë periudhës së pranverës dhe verës fermerët ankohen për llojin e sëmundjes që e ka emrin “Tuta e domates”, ose siç njihet ndryshe, krimbi i serës. Sipas tyre, kjo sëmudje vë në rrezik prodhimin, pasi insekticidet që duhet ta eleminojnë krimbin e domtës duket se janë të pafuqishme përballë insektit milimetrik.

Besnik Qerreti, fermeri nga Lushnja, para 6 vitesh erdhi nga Italia. Në tokën e tij ai ngriti disa sera, në të cilat kultivon perime si, domate, speca dhe kastraveca. Në serat e tij, Besniku investoi 156 milion lekë të vjetra, ndërsa thotë se, shumë herë është në prag falimetimi.

“Do të falimetoj. Shumë herë jam në rrezik të madh dhe nuk e dimë se me çfarë preparatesh spërkasim prodhimin tonë. Një vit më parë jam detyruar që domatet t’i hedh në kanal, nuk i shita dot pasi mi hëngri krimbi. E spërkata domaten më shumë se 5 herë dhe përsëri nuk e shpëtova dot prodhimin. Kjo serë më nxori me humbje, nuk mora as paratë që hodha në të”, tha fermeri Besnik Qerreti.

Fermerët janë dëshitare të cilësisë së imputeve bujqësore. Ministria e Bujqësië dhe Zhvillimit Rural, në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e plotë të PMV-ve për 2021. Në këtë listë mendohet se, cilësia e imputeve bujqësore është e kontrolluar dhe nuk ka abuzime. Ndërkohe e vërteta është ndryshe. Fermerët thonë se, dy vite më parë “Tutën e domatës” e elemionin me një insekticid që në Shqipëri kishte etiketën e plehut EC Fertilizers. “Domaten e kam spërkatur me një tjetër ilaç Silikon Mix, është i pazëvëndësueshëm. Mjaftonte një herë ta spërkasje domaten dhe shpëtoje prodhimin. Por nuk e dimë se përse e hoqi shteti, ai ilaç nuk gjendet më në treg”, vijon Qerreti.

Helmet e rrezikshme nga sera përfundojnë në tryezën tonë. Importuesit e imputeve bujqësore kërkojnë të bëjnë biznes me shëndetin e konsumatorit. Hedhja në treg e “Silikon mix”, të kamufluar si pleh tregon se sa i pasigurtë është fermeri dhe konsumatori. Ky insekticid mund të luftonte sëmundjen e domates, por Ministria e Bujqësië dhe konsumatori ishin drejt një helmi të panjohur, në etiketë nuk shënohet lënda aktive që lufton insektin e domates.

Për të shpëtuar të mbjellat, fermerët shumë herë u drejtohen pesticideve kontrabandë që shiten nën banaqet e farmacive bujqësore. Pesticidi “Methomyl 90 sp” edhe përse është i ndaluar të përdoret nga fermerët dhe të tregtohet nga farmacitë bujqësorë, përsëri prodhimet bujqësore spërkaten më të.

Por sa i rrezikshëm është ky pesticid? Toksikologët thonë që ky helm merr dhe jetë njerëzish.

“Ky preparat deporton lehtë në orgaznizëm dhe degradimi i tij shkon deri në 21 ditë. Është një preparat me toksicitet të gjërë. Mund të deportojë në organizëm nga të gjitha rrugët, përmes lëkurës, traktit tretës, duarve, të gojës ndojëherë edhe përmes frymëmarrjes. Është një preparat që degradohet me shumë vështirësi. Mund të qendrojë në organizëm pa u prishur struktura e tij. Efekti toksik është i menjëhershmë nësë doza e madhe përthithët me njëherë të bllokon rrugët e frymëmarrjes, pra insuficence resperatore. Kjo të sjell vdekje të shpejtë. Po ashtu, prek edhe sistemin kardiovaskular, të shkakton hipertension. Ky preparat gjihashtu, nëse qendron gjatë mund të japë ankth e të dëmton nervat. Pra probleme të mëdha mendore”, thotë mjeku toksikolog, Prof. Dr. Zihni Sulaj.

Zihni Sulaj

Për imputet bujqësore që nuk mbrojnë mjedisin, prodhimin dhe konsumatorin, gjithashtu denoncmet vijnë edhe nga fermerët që kanë ullishte. Fermerët thonë se, ulliri preket nga sëmundja e kalbëzimit dhe e krimbit. Ata tregojnë, se gjatë sezonit që kjo pemë preket nga sëmundja që vë në rrezik prodhimin, detyohen që ta spërkasin mbi 6 herë.

“Historia e pesticideve të skaduar në vendin tonë ka filluar herët. Më kujtohet që në vitin 2014 kam blerë një ilac që kish skaduar në 2011. E kam spërkat ullirin me atë helm mbi 7 herë dhe me shumë vështirësi e munda kalbëzimin. Cilësia e pesticideve nuk ka ndryshuar, tani thjesht fshijnë datën e skadencës. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Ne që jemi nga Berati, imputet bujqësore i blejmë në Greqi dhe i fusim fshehurazi me çantë në doganë. Këtë e bëjmë për të mbrojtur prodhimin tonë dhe fermerët”, – tha fermeri nga Berati, Mariglen Hoxha.

Imputet bujqësore që vënë në rrezik jetën e bletës

E ndërsa fermërët kujdesën për prodhimin në tokën e tyre, pesticidet e vrasëse vënë në rrezik të gjithë bimësinë. Sipas një vlerësimi të publikuar në vitin 2018 nga vlerësuesit shkencorë të Bashkimit Evropian, përdorimi i disa insekticideve vë në rrezik jetën e bletëve. Saktësisht, bëhet fjalë për insekticidet neonicotinoid. Në vitin 2018 familja e këtyre pesticideve me një urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi tentoi që insekticidet që vënë në rrezik jetën e bletës të hiqen nga lista e PMB-ve. Urdhër-ndalimi, përdorimi dhe tregtimi ishte për inseticidet që që si lëndë aktive kanë: Fenazaquin, Bifenthrin, Neonicotnidet, Clothianidin, Thiamethoxam, Imidacloprid.

Ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi në mbledhjen në të cilën u bë deklarata për ndalimin e importimit të këtyre insekticideve

“Ne ndalojmë përdorimin e këtyrë 6 lëndëve vepruese. Sipas studimeve të Bashkimi Evropian e të Komisionit Evropian, pasi mendohet se janë dëmtuesit kryesorë të bletëve. Siç e dini dhe ju më mirë se unë, ky është shqetësim jo vetem shqiptarë, por mbarë botëror”, tha ish-ministri i Peleshi.

Ky urdhër ndalimi u firmos më 31 maj të 2018.

Sipas bletërritësve, ky urdhër ndalimi nuk u respektua kurrë. Ata thonë se, insekticidet me lëndë aktive që vënë në rrezik bletët janë në treg. Këto impute bujqësore, gazetarët e Qendrës ALERT i gjetën në listën e PMBV-ve të 2021. Inskticidet që vënë në rrezik bletën janë të pranishme në çdo farmaci bujqësore. Ato hidhen në treg me emrin tregtar: Confidor SL 200, Confidor WG 70, Dantop 50 WD, Imidamex 70 WG.

Bletarët thonë se, çdo vit në periudhën e pranverës dhe verës humbin familje bletësh, sipas tyre spërkatje e pemëve me helmet e rrezikshme shkurton jetën e bletës. Pikërisht në periudhën e pranverës, atëherë kur bleta gjen nektarin në këtë sezon, fermerët për të shpëtuar prodhimin e tyre marin jetë bletësh. “Nuk e dimë çpo ndodh me bletët. Për bletarin, stina më e vështirë mendohet të jetë dimri, ndërkohë po shohim që familjet e bletëve na ikin dhe në pranverë. Helmet po vënë në rrezik bletët, po prodhojmë më pak mjaltë. Ndërsa jeta e mbretëreshës është shkurtuar. Bletët, pasi marrin nektarin e pemëve të spërkatura me ilaçet vrasë kthehen në zgjua, aty infektohet më pas vdes e gjithë familja”, tha Danjel Basha.

Në tjetër shqetësim për bletërritësit është cilësia e preparateve që duhet të luftojnë sëmundjet që prek bletën.

Danjel Basha

“Varroa, është një nga sëmundjet më të rrezikshme për bletët. Kam provuar të gjitha llojet e preparateve nuk më japin efikasitet. Shoh që më vdesin çdo ditë bletë. Gjithashtu kemi provuar dhe medikamente popullore përsëri nuk ka efekt. Ministria e Bujqësisë, para se të lidhë kontratë, se cilat preparate do të futen në Shqipëri, duhet të sigurohet për efektshmërinë e tyre. Kjo sjellje e institucioneve që duhet të mbrojnë fermerin lë për të dëshiruar. Ferma ime është në rrezik, mund ta humbas atë jo prej neglizhes time si betar, por prej neglizhencës së shtetit”, përfundoi bletari Danjel Basha.

Analizimi për imputet bujqësore të falsifikuara dhe jo cilësore duhet të bëhet nga institucioni që ka në dorë shëndetin e shqiptarëve, pra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin