THIRRJE PER APLIKIME PËR ORGANIZATA JO – FITIMPRURËSE Gallery THIRRJE PER APLIKIME PËR ORGAZNIZATA JO – FITIMPRURËSE

Investigative Network Albania – THIRRJE PËR APLIKIME

Investigative Network Albania, projekti që ka për synim të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë shpall:

THIRRJE PER APLIKIME PËR ORGAZNIZATA JO – FITIMPRURËSE

Thirrja qëndron e hapur nga data 13 SHTATOR 2021 deri në datën 15 TETOR 2021 (ora 23:59)

Demokracia dhe gazetaria cilësore janë nën presion të vazhdueshëm. Nga njëra anë, gjithnjë e më shumë linjat editoriale të redaksive po mjegullohen për shkak të interesave financiare të drejtuesve të mediave, dhe çensura dhe autoçensura kanë limituar zërin e gazetarëve. Nga ana tjetër, informacioni i besueshëm lokal – i nevojshëm për të marrë vendime cilësore dhe të informuara – nuk është i disponueshëm, sepse institucionet ose nuk janë të gatshëm të sigurojnë informacion publik dhe janë jo bashkëpunues.

Qëllimi i projektit

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbrojë demokracinë përmes forcimit të rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e parimit demokratik të lirisë së shtypit dhe forcimin e rolit të këtij të fundit si avokat për një transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të qeverisë.

Në mënyrë që të arrihet qëllimi i përgjithshëm, projekti do të zbatohet nën Objektivat Specifike (SO) të lidhura me aktivitetet e projektit:

  1. Rritja e sasisë dhe cilësisë së përmbajtjes etike gazetareske, përmes forcimit të profesionistëve të medias dhe rritjes së përgjegjësisë së qeverisë përmes prodhimeve të pavarura dhe të thelluara mediatike.
  2. Të rrisë ndërgjegjësimin dhe të rrisë mirëkuptimin qytetar tek publiku i gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tyre në jetesën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Financimi

Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një bashkëpunimi të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, Institutit Shqiptar të Medias dhe Qendrës FOL.

KUSHTE PËR APLIKIM

KRITERET E PRANUESHMËRISË

Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë organizatat JO-Fitimprurëse të cilat plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jetë person juridik;
  • të jetë një Organizatë e Jo-Fitimprurëse e regjistruar në Republikën e Shqipërisë me në fokus të drejtën e informimit dhe rritjen e kapaciteteve mediatike;
  • të ketë selinë në Republikën e Shqipërisë;
  • të jetë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikantin (et) dhe subjektin (et) e lidhur, duke mos vepruar si ndërmjetës;

Bashkëaplikanti (ët)

Bashkë-aplikantët marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e veprimit, dhe kostot që ata pësojnë janë të pranueshme në të njëjtën mënyrë si ato të bëra nga aplikanti kryesor.

Bashkë-aplikantët duhet të përmbushin kriteret administrative të pranueshmërisë siç zbatohen për vetë aplikantin kryesor (në rastin e bashkëaplikimit të një OJF-je me veprimtari jashtë fushës së medias, duhet të bëhet një argument i fortë mbi lidhjen e aktiviteteve me objektivin e përgjithshëm të OJF-së);

Nëse miratohet kontrata e grantit, bashkë-aplikanti (ët) nëse ka, do të bëhet (n) përfitues (ë) në veprim (së bashku me aplikantin kryesor).

TEMAT E PRANUESHME PËR THIRRJEN PËR ORGANIZATA JO-FITIMPRURËSE

Thirrja pranon propozime për raportime hulumtuese për temat me interes publik në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri (por jo të kufizuara) në:

– Sundimin e ligjit me fokus të veçantë në reformën në drejtësi;

– Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

– Organizatat kriminale, krimin e organizuar dhe efektin e tij në shoqërinë e gjerë;

– Administratën publike dhe menaxhimi i financave publike;

– Të drejtat e njeriut;

– Bujqësinë dhe siguria ushqimore;

– Degradimin / mbrojtja e mjedisit;

– Konkurrencën;

– Kujdesin shëndetësor;

– Përfshirjen sociale;

– Edukimin;

– Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën qendrore dhe vendore;

– Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuale;

– Kontratat me negocim ose tenderat me vetëm një konkurrent efektiv;

– Ekzekutim i punëve publike para bërjes së tenderit dhe zhvillimi i proceseve tenderuse në formë

fiktive;

– Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;

– Keqmenaxhim i burimeve dhe aseteve financiare publike;

– Ndryshime jo transparente/pa procedurë në administratën lokale dhe qendrore;

– Etj.

Madhësia e granteve dhe afati i zbatimit

  • Grantet për OJFdo të jenë në vlerën 10,000 USD.
  • Afati maksimal fillestar i zbatimit të projektit është 7 muaj.

PRODUKTET E PRANUESHME

Përmes kësaj thirrje për propozime, konsorciumi synon të rrisë kapacitetet profesionale të gazetarëve lokalë dhe rajonalë për të prodhuar rezultate cilësore të gazetarisë dhe medias në fushën e gazetarisë hulumtuese, përmes një skeme financuese në të cilën, gazetarë individualë, grupe gazetarësh, Organizata Jo-Fitimprurëse dhe Mediave do t’u jepen mundësi financiare për të hartuar, ndërtuar dhe publikuar produkte në kategoritë e mëposhtme:

  • Printime, radio, TV dhe prodhime në internet që përfshijnë seri artikujsh hulumtues, histori artistike, të botuara dhe / ose të transmetuara;
  • Prodhime të reja multimediale duke përfshirë qasje inovative dixhitale, të botuara dhe / ose të transmetuara;
  • Dokumentarë, filma dokudramë dhe TV (me një seri ose serialë) të destinuara kryesisht për transmetim audio-vizual, të botuar dhe / ose të transmetuar;

Aplikimet duhet të dorëzohen përmes adresës së posaçme të postës elektronike që do të jepet në këtë thirrje: submissions@ina.media, brenda datës 15 Tetor 2021.

Pas dorëzimit të aplikimit, aplikanti do të marrë një konfirmim të marrjes përmes postës elektronike.

Që një aplikim të konsiderohet i plotë, ai duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtëm:

  1. Formulari i Projekt Propozimit
  2. Kalendari i Aktiviteteve
  3. Projekt Buxheti
  4. Korniza Logjike
  5. Deklarata e Titullarit
  6. Dokumentat Shoqëruese

Shënim: Konsultoni këtë listë udhëzuese me dokumentat e nevojshëm shoqërues për bashkëlidhje propozimit të plotë, dhe plotësoni checklist-ën e vënë në dispozicion bashkëlidhur formularit të aplikimit.

AFATET E DORËZIMIT DHE SHQYRTIMIT TË APLIKIMIT

DATË ORË
1. Afati i fundit për të kërkuar sqarime mbi procedurën e aplikimit 10 Tetor 2021 17:00
2. Data e fundit në të cilën lëshohen sqarimet nga Partnerët 12 Tetor 2021 17:00
3. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve 15 Tetor 2021 23:59
4. Vlerësimi fillestar i aplikimit dhe kontaktim i aplikantëve për sqarime të mëtejshme 16 – 25 Tetor 2021 N/A
5. Vlerësimi përfundimtar I propozimit nga Bordi Editorial 31 Tetor 2021 N/A
6. Komunikimi i vendimit 01-05 Nëntor 2021 11:00
7. Lidhja e Kontratës Deri më 10 Nëntor 2021 N/A

PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN E THIRRJES DUKE KLIKUAR këtu

Për më shumë info rreth prjektit mund të lexoni këtu

Për thirrjet individuale për gazetarë mund të lexoni këtu

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin