“Të rinjtë e drogës” konfliktohen me armë në zonën e ish-Parkut

Rreth orës 17:00 të së mërkurës (13 Tetor), Farjon Palushi, më pak se një muaj nga lënia e qelisë dhe kalimit në “Arrest shtëpie”, pasi është nën hetim për shpërndarje kanabisi, gjendet mes një sherri me pasojë plagosjen e dy personave me armë.

I plagosur mbeti Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela, ky i fundit një tjetër kontigjent i skeduar për shpërndarje droge dhe i arrestuar në mars të këtij viti me doza kokaine në makinë. Nga monitorimi i qendrës “Fol”, rezulton se Vela ndodhet në masën e detyrimit për tu paraqitur.

Policia tha se Palushi, Daniel Manushi dhe Islam Xhetani, të gjithë me precedent penal, në bashkëpunim kanë plagosur dy të rinjtë e tjerë, por nuk përcakton se cili ka qëlluar me armë.

Shkaku zyrtar për konfliktin është banal, megjithëse, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që zanafilla të jetë pikërisht droga.

Ndërkohë sherri në një nga lagjet e zonës së njohur si Ish-Parku në kryeqytet, tregoi edhe njëherë se si masat e sigurimit “Arrest shtëpie” shkelen nga të hetuarit, ndërsa personat e përfshirë në të, nxorën në pah fenomenin e shpërndarjes së drogës në këtë zonë.

Nga monitorimi i qendrës “Fol”, Ish-Parku i autobusëve është një nga hot-spotet e shpërndarjes së kanabisit dhe kokainës, por jo vetëm.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS