Shtëpia në Unazë të Re përdorej për të tharë kanabisin

Era e rëndë e kanabisit që ndjehej në lagje, coi efektivët e Policisë në një banesë në zonën e Unazës së Re ku u gjetën bimë narkotike të llojit kanabis në tharje e sipër.  Në pranga për përshtatjen e  banesës për tharje të kanabisit, ranë shtetasit Arnold Arapaj, Xhane Imeri dhe Hekuran Tarllamishi.

Pas kontrollit dhe peshimit të lëndës së gjetur rezultoi se ishte në totalin e saj 27 kilogram kanabis. Arnold Arapaj dhe Xhane Imeri kishin marrë të punësuar për roje, shtetasin Hekuran Tarllamishi.

Ky i fundit lajmëronte dy personat e tjerë në në rast se shikonte lëvizje të dyshimta, për të evituar gjetjen nga Policia.

Përvec lëndës narkotike, policia gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Këta persona akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe hetimet vazhdojnë nga Prokuroria.

 

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS