Pemët 40-vjeçare u prenë për projektin e Zip Line, qytetarja kallëzon kryebashkiakun

Sipas raporteve të monitorimit të qendrës “Fol”, zyrtarët e institucioneve janë më të kallëzuarit për “Shpërdorim detyre” apo edhe “Korrupsion”. Qytetarët shkojnë në dyert e Prokurorisë për motive nga më të ndryshme, që nga mos marrja e një shërbimi, te prishjet pa të drejt të banesave dhe kërkesat për rryshfet.

Por qytetarja H.H., iu drejtua autoriteteve, pasi një projekt për “Zip Line” në zonën e Petrelës çoi në prerjen e dy pemëve 40-vjeçare që ishin brenda pronës së saj.

Sipas qytetares, prerja e pemëve ishte e padrejtë dhe në kundërshtim me disa vendime gjyqësore që kishin pezulluar punimet në këtë zonë. Qytetarja H.H. kallëzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, me pretendimin se ishte në dijeni të rrethanave dhe rrezikshmërisë që ky teleferik paraqet për banorët, e megjithatë nuk mori asnjë vendim në ndalimin e punimeve.

Gjithashtu, qytetarja kallëzoi edhe kreun e IMT Mariglen Qato, me argumentin e dhunimit të pronës në mënyrë arbitrare, duke prerë pemët.  Por pavarësisht se qytetarja argumenton se zyrtarët janë në shkelje dhe prona e saj është dhunuar, ndryshe vlerësoi Prokuroria, e cila një muaj pas kallëzimit, vendosi të mosfilloj hetimet për rastin.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin