SPAK arreston efektivin e policisë për korrupsion dhe drogë

Efektivi Elefterios Sullaj ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën “e Kosovarëve” kur u ndalua nga kolegët e tij , të cilët po ekzekutonin një vendim të gjykatës së posacme që kishte caktuar për të  masën e sigurisë arrest në burg për një sërë veprash penale.

Bashkë me efektivin u arrestuan edhe shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Ky i fundit me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, dhënë nga gjykata e Tiranës.Tafa rezultoi se qarkullontë lirshëm në makinën e efektivit Sullaj.

Gjatë kontrollit të makinës së policit u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kokainë , ndërkohë Spak kishtë vënë më herët efektivin e patrullës së përgjithshme në përgjim për akuzën e korrupsionit .

Gjatëë hetimeve prokuroria ngarkoi ndaj Sullaj,  akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, korrupsionit , ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve duke shpërdoruar kështu detyrën e tij.

Ndalimi i Elefterios Sullaj  dhe 2 miqve të tij me precedentë penalë u bë nga SHCBA,  ndërsa Spak është duke vijuar hetime të tjera për këtë dosje.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS