“2 mijë euro ose të arrestoj “. Raporti i AMP: 29 % e denoncuesve japin prova për policë të korruptuar

Agjenti i antidrogës, Sokol Cenameti, u arrestua nga AMP, pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë së Posaçme në Tiranë.

SPAK thotë se Cenameti është i përfshirë në korrupsion dhe ka dokumentuar një rast.

48 vjeçari me gradë nënkomisar, ka ndaluar një 22-vjeçar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, më pas e ka lënë të lirë dhe i ka ushtruar presion në mënyrë që ti jepte 2 mijë euro.

SPAK thotë se efektivi i policisë, i ka thënë të riut se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

Pasi është larguar, 22-vjeçari ka vënë në dijeni menjëherë të atin, i cili nëpërmjet njohjeve të tij, ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh

Kjo shumë i është dhënë të hetuarit, Sokol Cenameti,  rreth orës 17.30-20.00 të datës 10 tetor të vitit të shkuar.

Nën hetim me masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” u vunë edhe babë e bir, të cilët i dhanë paratë efektivit të policisë, për akuzën e “Korrupsionit aktiv”.

Ndërkohë në një raport të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, për vitin 2022 përmend se “29 % e totalit të referimeve e zënë rastet e përfshirjes në “korrupsion dhe shpërdorim detyre”, pasuar me 17 % rastet e kryerjes së veprave penale “kundër personit me dashje dhe nga pakujdesia “.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS