Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist mbi 630 liqene artificiale që përdoren për ujitje, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Por, prej më shumë se 35 vjetësh, ato nuk janë mbirëmbajtur dhe kjo ka bërë që shumica e digave të këtyre liqeve të përbëjnë rrezik për zonat ku ndodhen. Për këtë arsye është reduktuar me 40% kapaciteti ujëmbajtës i tyre.
Ky dokumentar investigativ sjell dëshmi nga diga që kanë pësuar dëme, sjell zërin e specialistëve që denoncojnë braktisjen që i është bërë këtyre të fundit, dhe rrezikun e pritshëm nëse nuk do të ndërhyhet për të bërë riparimet e domosdoshme.
Ky dokumentar është një produkt i @ForumiiMendimittëLirë, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @ACQJ.al, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media