Rreziku që vjen nga digat

Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist mbi 630 liqene artificiale që përdoren për ujitje, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Por, prej më shumë se 35 vjetësh, ato nuk janë mbirëmbajtur dhe kjo ka bërë që shumica e digave të këtyre liqeve të përbëjnë rrezik për zonat ku ndodhen. Për këtë arsye është reduktuar me 40% kapaciteti ujëmbajtës i tyre.

Ky dokumentar investigativ sjell dëshmi nga diga që kanë pësuar dëme, sjell zërin e specialistëve që denoncojnë braktisjen që i është bërë këtyre të fundit, dhe rrezikun e pritshëm nëse nuk do të ndërhyhet për të bërë riparimet e domosdoshme.

Ky dokumentar është një produkt i @ForumiiMendimittëLirë, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @ACQJ.al, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin