Dënohet i riu për drogë, Gjykata i jep një shans të dytë duke i kërkuar të qëndrojë larg krimit

A.H., një përdorues droge dhe përsëritës në aktivitetin e jashtëligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg, dënim të cilin do ta shlyej në 4 vite shërbim prove. Gjykata urdhëroi të dënuarin që të qëndrojë larg krimit dhe përgjatë këtyre 4 viteve të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos konsumojë lëndë narkotike dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Por a do jete e mundur kjo?!

A.H. është arrestuar fillimisht në nëntor të 2020-ës, pasi u gjet me sasi të vogël lënde narkotike, disa javë pas arrestimit, Gjykata vlerësoi ta lironte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por liria do të zgjaste pak për të riun, i cili në shkurt të 2021, do të arrestohej sërish. Ai u gjet në thyerje të masës së sigurisë “Arrest shtëpie” dhe në një lokal me disa djem të tjerë, ku sipas policisë bëhej shpërndarje lëndësh narkotike, të kokainës dhe kanabisit.

Sipas vendimit që qendra “Fol” disponon, vendi i ngjarjes sugjeron se të rinjtë po bënin gati dozat për shpërndarje. Nga kontrolli janë gjetur 5 qese të mbyllura me përdredhje dhe djegie, me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe pesë qese të mbyllura me perdredhje dhe djegie, me lëndë kanabis.  Ndërkohë në afërsi të tualetit të lokalit është gjetur një pjatë porcelani ku në pjesën e sipërme të saj kishte pluhur të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike kokainë.

Të dy procedimet ndaj A.H. u bashkuan dhe tashmë ai i ka mbyllur  hesapet me drejtësinë, megjithatë sa kohë identifikohet si përdorues i lëndëve narkotike, nuk dihet nëse i ka mbyllur këto hesape me botën e krimit.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS