Tenderët e Ministrisë së Brendshme, përfundojnë në SPAK 5 zyrtarë të tjerë

Kallëzimet për abuzime të zyrtarëve me detyrën dhe fondet publike janë më të shpeshtat nga qytetarët, sipas një raporti monitorimi të qendrës “Fol”.

Tregues ky, që shkoi në një linjë edhe me disa operacione të fundit të Prokurorisë së Posaçme SPAK në bashki, apo edhe Ministrinë e Brendshme.

Dhe duket se abuzimet në institucionin e fundit nuk janë mbyllur dhe shumë tenderë të tjerë janë në shkelje.  Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë, ndër ta edhe kryetarin e Komisionit të Monitorimit Ferdinand Tarazhin për “Shkelje të barazisë në tenderë”, ndërsa Prokuroria është duke hetuar.

Sipas KLSH, këta zyrtarë duket se kanë bërë devijime ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedure. Gjithashtu është vërejtur rritje e paargumentuar e vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

Auditimi lidhet me punimet që janë kryer në institucione të Policisë, Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS