Të gjitha rrugët e drogës të çojnë në Laprakë! Qendra “Fol” zbardh dëshmitë e përdoruesve për zonën ku blihet kanabis, kokainë e heroinë

G.H. dhe G.Ll, miq me njëri-tjetrin, u ndaluan nga policia në 31 maj pasi iu gjetën dy doza kokainë.

Pasi u hetuan nga Prokuroria e Tiranës, kjo e fundit, vlerësoi se ishin përdorues duke pushuar hetimet, ndërsa të rinjtë treguan se lëndën narkotike, e kishin blerë në Laprakë te zona e njohur si katrori, te një 20-vjeçar.

Dy dozat ishin marr në vlerën e 30 mijë lekëve të vjetra.

Por, sipas të dhënave të qendrës “Fol”, zona e katrorit në Laprakë, por edhe 20-vjeçari misterioz pa emër, shfaqet në shumë dëshmi përdoruesish.

Kështu, edhe përdoruesi i kanabisi, E.P., pasi u ndalua nga Policia në rrugën “Naim Frashëri” me 1.6 gram hashash, tha se prej kohësh është përdorues dhe lëndën e kishte blerë te një djalë në Laprakë për 500 lekë.

Jo vetëm kokainë dhe kanabis, pasi në Laprakë, dëshmitë e përdoruesve flasin edhe për shpërndarje të heroinës.

S.R., 36 vjeç u ndoq pasditen e 30 janarit nga efektivët e policisë pasi kryente veprime te çuditshme në rrugë. Pasi u fut në banesë ai vendosi në sirtar një send, që pas kqyrjes dhe kontrollit nga Policia, rezultoi të ishte dozë heroine në peshën 0.2 gram. 36-vjeçari tha para hetuesve se lëndën narkotike e kishte blerë të një shtetas rom, në zonën e Laprakës.
Edhe S.R., u konsiderua nga Prokuroria si përdorues, duke pushuar hetimet.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS