Efektivi Elefterios Sullaj ishte duke udhëtuar me makinë në rrugën “e Kosovarëve” kur u ndalua nga kolegët e tij , të cilët po ekzekutonin një vendim të gjykatës së posacme që kishte caktuar për të masën e sigurisë arrest në burg për një sërë veprash penale.
Bashkë me efektivin u arrestuan edhe shtetasit Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Ky i fundit me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, dhënë nga gjykata e Tiranës.Tafa rezultoi se qarkullontë lirshëm në makinën e efektivit Sullaj.
Gjatë kontrollit të makinës së policit u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kokainë , ndërkohë Spak kishtë vënë më herët efektivin e patrullës së përgjithshme në përgjim për akuzën e korrupsionit .
Gjatëë hetimeve prokuroria ngarkoi ndaj Sullaj, akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, korrupsionit , ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve duke shpërdoruar kështu detyrën e tij.
Ndalimi i Elefterios Sullaj dhe 2 miqve të tij me precedentë penalë u bë nga SHCBA, ndërsa Spak është duke vijuar hetime të tjera për këtë dosje.