Qytetarët të shqetësuar nga korrupsioni në institucione të larta, ministri dhe drejtori përgjegjëse

Qytetarët janë të shqetësuar nga korrupsioni në institucione të larta si drejtori dhe ministri, duke bërë kallëzime në organet kompetente sa i përket hetimeve penale për këtë problematikë.

Sipas një raporti të Qendrës “Fol”, rezulton se 39% të kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, por edhe hetime të nisura nga Prokuroria dhe Policia kryesisht, për dyshime korrupsioni dhe shpërdorim detyre shkojnë pikërisht për drejtoritë përgjegjëse dhe ministritë e linjës e zyrtarët e tyre.

Në vendin e dytë, qytetarët në Tiranë, kallëzojnë në Polici dhe Prokurori, Kadastrën dhe zyrtarë të saj me dyshimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për çështjet e pronave. Kallëzimet e tjera shkojnë për Policinë dhe  efektivët, institucionet bankare, transportin rrugor e ajror, si dhe njësitë Administrative.

Më konkretisht, sipas raportit të Qendrës “Fol” për monitorimin e punës së trekëndëshit Polici-Prokurori-Gjykatë, që përfshin një periudhë 6-mujore monitorimi të veprave penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës rezulton se më shpesh të kallëzuar janë:

Përfaqësues të institucioneve publike si Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe drejtoritë rajonale, agjensi të posaçme pranë Ministrive të linjës, ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar), OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), punonjësit e institucioneve të ndryshme të sistemit penitenciar (burgjeve) etj., si dhe përfaqësues të subjekteve private si banka të nivelit të dytë dhe fondacione mikrofinanciare, rezultojnë të kallëzuar nga ana e shtetasve të ndryshëm fizikë ose BKH si autorë të dyshuar të veprave penale në fushën e korrupsionit”, bëhet e ditur në raport.

 

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS