Aktorët e sistemit të drejtësisë nën dyshime për korrupsion e shpërdorim detyre

Njerëzit e drejtësisë janë një nga kategoritë më të kallëzuara për shpërdorim detyre e dyshime për korrupsion pranë Prokurorisë së Tiranës dhe  Strukturës së Posaccme Anti Korrupsion (SPAK). Konstatimi reflektohet nga të dhënat e një raporti 6-mujor monitorimi të qendrës “Fol”, e cila i ndjekë këto problematika që në fazën e kallëzimeve.

Konkretisht, në raport evidentohet se 15.6% e procedimeve që janë regjistruar për veprën penale të korrupsionit i përkasin funksionarëve ose ish funksionarëve të drejtësisë.

Konkretishtm, “44 raste të procedimeve të regjistruara për veprat penale në fushën e korrupsionit rezulton se subjekte të denoncuar rezultojnë përfaqësues ose ish përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Në 7 prej këtyre rasteve ose rreth 16%, organi i akuzës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, vendimmarrje e cila nuk rezulton të jetë ankimuar nga ana e qytetarëve”, shkruhet në raportin e qendrës “Fol”.

Ndërkohë 6 procedime penale të regjistruara në fushën e korrupsionit, rezultojnë shtetas të bashkëpandehur të përfshirë në skemën korruptive, me përshirjen e një gjyqtareje, avokatë, sekretarë gjyqësor, të burgosur dhe familjarë të tyre.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin