Asgjë nuk harrohet! Eduart Jaku, ose i njohur në komunën Iballë të Pukës edhe me emrin Edi Zeka, pasi mori në posedim në kundërshtim me ligjin dy kamionë të repartit ushtarak në Zall Herr, I përdori ato për qëllime personale nga viti 2013 deri në shkurt të 2021-it.
Kamionët duhet të ishin në përdorim të Komunës Iballë sipas një dokumenti të nënshkruar nga ish drejtuesi I kësaj komune, por rezultoi se asnjëherë nuk ishin dorëzuar pranë saj.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të bërë nga Komanda e Forcës Tokësore, në Repartin e Zall Herrit, pasi këta të fundit kishin marrë përgjigje negative nga instancat vendore për marrjen në dorëzim të dy mjeteve që në vitin 2013.
Por çfarë kishtë ndodhur?! Sipas dokumenteve që disponon qendra “Fol” në kuadër të procesit të monitorimit, këtë e ka zbardhur vetë personi i marr nën hetim për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, Eduart Jaku.
Ai tregon në dëshminë e tij se i ka marrë në dorëzim me emrin tjetër të tij, atë jo zyrtarin Edi Zeka, këto dy kamion me detyrën për ti dorëzuar në Komunë, por që asnjëherë nuk e ka bërë.
“Në vitin 2016, një nga kamionët e shita për skrap për shkak të amortizimit, mjetin tjetër e kam në shtëpi dhe jam gati ta dorëzojë”, thotë 36-vjeçari para hetuesve. Më tej, I pandehuri shton se ai nuk ishte koshient për shkeljen që kishte bërë dhe se veprimet e tij kishin ardhur si pasojë e nevojës për të siguruar të ardhura për familjen e tij.