Operacioni antidrogë te ish Parku nuk ndaloi shpërndarjen e kokainës

27-vjeçari Ervis Pellumbi u arrestua nga Policia mbrëmjen e 31 gushtit teksa po lëvizte me motor me një mikun e tij në rrugën “Sami Frashëri”.  Nga kontrolli i ushtruar, në kaskën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, e ndarë në 4 doza, me peshë totale 2 gram.

I riu ka deklaruar se është përdorues I lëndës narkotike që prej 8 vitesh dhe sasinë e gjetur nga efektivët e policisë, e kishte blerë në zonën e ish Parkut të autobusëve, te një person të cilit nuk I dinte emrin.

Megjithëse Pëllumbi deklaroi se ishte përdorues, sipas Prokurorisë fakti që lënda ishte e ndarë në 4 doza, dyshohet se mund ta shpërndante atë.

Por ajo që bie në sy në dëshminë e 27-vjeçarit, është zona ku ai dëshmon se e ka blerë. Pikërisht në zonën e ish Parkut të autobusëve, aty ku disa muaj më parë Prokuroria e Tiranës zhvilloi një operacion antidrogë, duke vënë në pranga mbi 20 persona të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes.

Por pavarësisht këtij operacioni, zona e ish Parkut të autobusëve duket se vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë të shpërndarjes së lëndës narkotike.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS