Në burg kryebashkiaku që shpërdoroi detyrën

Prokuroria e Posaçme hetoi për një vit kreun e Bashkisë Lushnjë nën dyshimin e “Korrupsionit”, “Shkeljes së barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, duke i ngritur akuzë vetëm për këtë të fundit. Fatos Tushe u arrestua bashkë me 4 zyrtarë mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa në “Arrest shtëpie” do të qëndrojnë 4 punonjës të tjerë të Bashkisë të akuzuar të gjithë për “Shkelje të barazisë në tenderë”.

Dyshohet se zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe 4 zyrtarë të tjerë, të gjithë pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, kanë shpallur fitues të tenderit një kompani për rehabilitimin e një kanali ujitës në kundërshtim me parashikimet ligjore, pasi nuk plotesonte kriteret.

Ndërkohë administratori i kompanisë fituese Bujar Murati, dyshohet se ka falsifikuar dokumente në funksion të fitimit të tenderit.

Tenderi kapte vlerën e 24 milionë lekëve, ndërsa fituese dyshohet se është shpallur kompania me ofertën më të lartë për kryerjen e punimeve.  SPAK me anë të një komunikimi zyrtar tha se gjatë hetimeve për këtë dosje,  janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi që konsistojnë në përgjime dhe vëzhgime.

 

 

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS