Ndaluan të riun për korrupsion, policët nuk bien dakord nëse e kanë filmuar ngjarjen me kamer trupi, apo telefon

Duket se kamerat e trupit të policisë shfaqin probleme herë pas here . Dëshmia e një efektivi I cili në kushtet kur kamera nuk ishte I sigurtë se funksiononte ka marrë aparatin e telefonit dhe ka filmuar me të një qytetar e tregon këtë fakt. Një monitorim I Qendrës FOl mbi korrupsionin tregon se si i riu Xhulio Llaka në vendin e quajtur Flamuri Gjerman pranë rrugës Ali Demi tentoi ti japë 2 mijë lekë policisë rrugore që e konstatoi atë pa rrip sigurie.Policia i ka bere shenje ndalimi duke e pozicionuar ne anen e djathte te karaxhates ku i eshte ofruar duke komunikuaar shkakun e ndalimit, mbasi po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Me pas i kane kerkuar dokumentacionin e mjetit . Xhulio Llaka si fillim merr vetem lejen e qarkullimit nga kroskoti dhe i thote qe ” të jap nje kafe dhe me ler te iki”. Policia i thotë sërisht që i ka kërkuar vetem anën dokumentare të mjetit , por Xhulio Llaka insistoi disa herë që ” merr pi një kafe” dhe i futi një kartmonedhë me prerje 2000 lekeshe në leje qarkullimi.Në këtë moment , policia e pyet ; pse e bëre këtë, për tju shmangur masës së gjobës?

Policët dëshmojnë se në kete moment, Xhulio Llaka ka zgjatur doren per tja marre nga dora se bashku me lejen e qarkullimit , por nuk i ka marre dot. Nga kontrolli i policise, rezulton se siguracioni i mjetit kishte mbaruar dhe dilte ne sistem pa siguracion.

Xhulio Llaka ka deklaruar se po levizte me makinën e një shoku që ia kishte lënë për përdorim për atë ditë me qëllim për ta cuar në oficinë për riparimin dhe lucidimin e disa dëmtimeve që kishte. Ështe ndaluar nga policia e cila i ka kërkuar patentën dhe dokumentat e mjetit , pasi ishte pa rrip sigurimi. Policia i ka kërkuar dokumentat e mjetit në kroskotin e mjetit dhe i ka nxjerrë për të ja dhënë punonjesve të policisë . Kur ia ka dhënë ka parë që në lejen e qarkullimit ishte edhe një kartmonedhë 2000 lekëshe për të cilën Xhulio sqaron se nuk kishte dijeni se ishte aty pasi mjeti nuk ishte i tij dhe nuk e dinte se cfare kishin letrat brenda. Por ndërkohë në procesverbalin ku pasqyrohen të dhënat mbi dëshminë e efektivëve të policisë që e ndaluan , polici I parë rrugor tregon se të gjitha veprimet e tij u dokumentuan nga kamera e trupit të kolegut. I pyetur mbi këtë fakt efektivi numër dy I quajtur Xhavit Shabanaj dëshmon para kolegëve se veprimet korruptive të qytetarit I filmoi me cellular. “ Kamera e trupit ka probleme teknike dhe e kam të vështirë që ti shkarkoj pamjet , por do ti vë në dispozicion sapo ti kem gati. Rregjistrimin e kam kryer me telefonin tim” deklaroi efektivi.

 

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS