A ka apo jo një mundësi të dytë dhe cilat janë pasojat që e presin këdo që mbyll një kapitull me gjykatat dhe ligjin? Dhe si rastin tipik ju sjellim rastin e një fëmije, i cili mbasi u arrestua në 2006 duke vjedhur vendosi të bëhet prokuror. I frymëzuar ndoshta nga prokurori që e hetoi kur ishte fëmijë, Shiqiri Manjani ndryshoi rrugë nga ky cast. Ai studio dhe e arriti ëndrrën e tij , u shpall fitues në Shkollën e Magjistraturës. Por më pas me një formular dekriminalizimi përpara, ai kuptoi se e kaluara do ta ndjekë gjithë jetën ndonëse është rehabilituar me ligj. Meqënëse kushdo që fiton Magjistraturën kontrollohet nga Këshillat, Manjani shkroi mbi fëmijërinë e tij dhe aty pa se si u skualifikua menjëherë. Duke humbur të drejtën për tu bërë prokuror, 33 vjecari iu drejtua gjykatave, midis tyre edhe Kushtetueses të cilës i kujtoi se ka qenë i mitur në kohën kur është hetuar dhe se është një shtetas i rehabilituar. Por Gjykata Kushtetuese vlerëson se kushdo që hyn në drejtësi pritet që të jetë i virtytshëm një kriter që kandidati nuk e përmbushi për kriterin e pastërtisë. Rasti “Manjani” ka ngritur pikëpyetje mbi koncepte si rehabilitimi. Për më tepër kur në Shqipëri numri i shtetasve të dënuar është mjaft i lartë. Zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë për Qendrën “FOL” se nga 1990 e deri më tani janë dënuar dhe për pasojë kanë bërë burg 380 mijë shtetas. Jemi në studio me gjyqtarin administrativ zotin Bezart Kaçkini, ku dhe do të flasim jo vetëm për rehabilitimin, por edhe për kërkesat e qytetarëve që iu drejtuan kësaj gjykate mbasi në dëshmitë e tyre të penalitetit përshkruhej e gjithë e kaluara e tye. Do flasim edhe për dekriminalizimin.
Anila Hoxha: Faleminderit që pranuat ftesën tonë për të folur për një temë të tillë sa sensibilizuese por gjithashtu edhe domethënëse. Ne morëm shkas dhe ju e ndoqët historinë e shtetasit Shiqiri Manjani, një qytetar i cili fitoi me forcat e tij. Ishte modeli i të riut që studioi , doli me rezultate shumë të mira në shkollimin e tij dhe u kualifikua duke dalë fitues në Shkollën e Magjistraturës, për profilin prokuror. Gjatë kontrollit të tij të figurës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e skualifikon, mbasi i kishte gjetur në të kaluarën e tij një “minus” të madh, në mënyrë të vecantë kur ai kishte qenë në moshë të mitur. Ai ishte shoqëruar gjatë kohës që kishte qenë fëmijë për një ngjarje dhe kjo sic kuptohet është historia që e përndjek atë.
Bezart Kaçkini:Mirëmbrëma edhe njëherë zonja Anila. Lidhur me rastin që referove më sipër më lejo të të theksoj se është fakt i njohur dhe i bërë publik edhe prej teje që tashmë është një rast i cili është zgjidhur përfundimisht nga gjykata,pra nga sistemi gjyqësor kombëtar. Mesa informacion kam ngelet që të shprehet Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nuk e kam të saktë informacionin në kushtet që është një vendim gjyqësor për të cilën është shprehur edhe Gjykata e Lartë, do të preferoja që mos t’a komentoja edhe për hir të pozicionit që kam ,pozicionit zyrtar, por edhe për hir të raporteve njerëzore që më qëllon që familjen e tij e njoh.
Bezart Kaçkini
Anila Hoxha:Kur konsiderohesh i rehabilituar? Pambarimisht të ndjekin këto dënime në raste se kryhen? Shoqërohesh për një ngjarje kriminale. Në rast se shpallesh fajtorë dhe përfundon dënimin…
Bezart Kaçkini:Rehabilitimi është një institut i së drejtës penale , pjesë e këtij instituti të rehabilitimit është edhe vet koncepti i institucioneve të vuajtjes së dënimit, të cilat në thelb kanë riedukimin e të dënuarit, që ditën që ai të dalë nga institucioni ai të jetë i përshtatshëm me normat e shoqërisë. Pra, shoqëria sot përkundër të djeshmes ka interes që ta integrojë të dënuarin. Pra, nuk është në interesin e shoqërisë që kjo “njolla e dënimit” t’a ndjekë këtë individ përjetësisht.
Anila Hoxha: Ata qytetarë që i drejtohen Gjykatës Administrative, pikërisht për këtë cështje mbasi gjendja e tyre gjyqësore del që ka qenë “i dënuar” dhe kjo mund ti pengojë ata në vazhdimin e jetës së tyre. Dhe për pasojë ti i vendos ata në një pozitë të paragjykuar ose deri diku tju mbyllë rrugët për të punësuar diku apo për perspektiva të tjera.
Bezart Kaçkini:Është një shqetësimin i drejtë. Ka patur një periudhë kohe po themi ndoshta gaboj po të vendos periudha,por mbi 5-6 vjecare pas krijimit të Gjykatës Administrative që ka patur një fluks goxha të madh të individëve, të cilët i drejtoheshin Ministrisë së Drejtësisë, me kërkesë përkatësisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marr një dëshmi të penalitetit dhe shumë individë të cilët kishin vuajtur një dënim pavarësisht se ishin rehabilituar dëshmia e penalititetit iu jepej me shënimin “i rehabilituar”, poshtë shënimit që “dënuar me vendim”.Mund të kishte vendime dënimi edhe të para 50 viteve , pra në regjimin totalitar. Vetë fakti që dëshmia e penalitetit iu jepej me këtë shënimin “rehabilituar” në vetvete krijonte pasoja.
Anila Hoxha: Pasoja të natyrës së përndjekjes, asaj që kanë bërë dikur dhe për të cilën e kanë vuajtur një dënim penal, tek e fundit.
Bezart Kaçkini:Kjo dëshmia e penalititetit me shënimin “rehabilituar” edhe poshtë gjithë këto fjalitë e para 40 viteve tregon në fakt që ti ke patur probleme. Ndërkohë që qëllimi është krejt i kundërt që ky individ që është rehabilituar, dëshmia e penalitetit duhej të jepej me shënimin “i padënuar” .
Anila Hoxha: Dhe sot vazhdon e njëjta praktikë ?
Bezart Kaçkini:Jo , kjo praktikë është hequr vetëm si rezultat i praktikës të konsoliduar të Gjykatës Administrative, të cilat u përballën me një fenomen, një fluks goxha i madh mund të ketë patur edhe mbi 100 cështje në vit.Cdo vit qindra cështje.Dhe fatmirësisht, praktika gjyqësore se jo gjithmonë, gjyqtarët janë të një mendje. Praktika gjyqësore ishte e konsoliduar dhe me vendimin e KolegjitAdministrativ të Gjykatës së Lartë reflektoi edhe administrata. Si të rralla raste në fakt. Edhe sot administrata e burgjeve nuk e ndjek këtë praktikë.
Anila Hoxha: Nuk e citon këtë fakt?
Bezart Kaçkini:Jo, një individ që është rehabilituar dëshmia e penalititetit i del me shënimin “i padënuar”, por ama duhet të ndajmë kush është kërkuesi, se në rast se individi kërkon të pajiset me dëshmi penaliteti ai e përfiton dëshminë e penalitetit me shënimin “i padënuar”. Kurse në eventualitetin që në dëshminë e penalitetit psh. e kërkon për qëllime të sigurisë kombëtare si janë një sër institucionesh DSIK, organet e vetingut, Buroja Kombëtare e Hetimit etj.,për natyra të vecanta cështjesh atyre iu shkon dëshmia e penalitetit me këto shënime.
Anila Hoxha: Pra, nuk fshihet asnjëherë ajo ?
Bezart Kaçkini:Por jo,për ta penalizuar qytetarin në asnjë aspekt.
Anila Hoxha: Kemi patur një periudhë kohe kur zyrtarë, funksionarë të lartë përfunduan në Gjykatën Administrative për shkak të ligjit. Cili ishte ngërci më i madh dhe cila ishte cështja që i bashkonte dhe që kishte të njëjtën tipologji në Gjykatën Administrative sa i përket ligjit të dekriminalizimit?
Bezart Kaçkini:”Ligji për dekriminalizimin” është një ligj si ai kostumi që qepet me porosi.Pra, është një ligj i jashtëzakonshëm për një situatë të jashtëzakonshme. Dhe situatave të jashtëzakonshme shpeshherë nuk mund ti bëhet gjyqi themi ne.
Anila Hoxha: Shërbeu në një moment të caktuar?
Bezart Kaçkini:Në një moment të caktuar , në atë situatë të caktuar që impononte, po merren masa të jashtëzakonshme, shpeshherë që cojnë edhe në kufizime që në një moment të dytë mund të thuash si i kanë toleruar institucionet kushtetuese etj.Pra, jo cdo dënim e penalizon mjafton që ai t”a vetëdeklarojë. Sot ke zyrtarë të zgjedhur kryesisht apo edhe në administratë publike. Nuk kam një statistikë por ka goxha, ka raste që janë bërë edhe publike ka plot raste të pabëra publike që kanë rekorde jo 1, por mund të ketë edhe mbi 1 dënim penal të formës së prerë.
Anila Hoxha: I kanë deklaruar?
Bezart Kaçkini:I kanë deklaruar. Pra qëllimi i ligjvënësit nuk ka qenë përjashtimi automatikisht , ka qenë pra tek ky shënimi.
Anila Hoxha: Transparencë për të ditur “kush është kush”?
Bezart Kaçkini: “Kush është kush” dhe populli le të themi apo votuesi për rastin e të zgjedhurve të ketë informacion.
Anila Hoxha: Për cfarë vijnë shtetasit që janë prekur nga ligji i dekriminalizimit në Gjykatën Administrative?
Bezart Kaçkini:Në Gjykatë Administrative, numri më i madh i cështjeve ka qenë në fakt me nëpunësit publik, ka patur edhe të zgjedhur deputetë apo kryetarë bashkie. Deputetë psh. kanë ardhur me kërkesën për të shfuqizuar aktet administrative që iu ndërpresnin mandatin apo me kërkesat që tju lejohet në të ardhmen e drejta për tju nënshtruar garës në zgjedhje. Kurse nëpunësit civil dihet vijnë për të përfituar nga e drejta që të mbajnë familjen me një punë të ndershme dhe të mos humbasin vendin e punës.
Anila Hoxha: Ka patur nga ata që kanë fituar nga pjesa e të zgjedhurve që iu është ndërprerë mandati ?
Bezart Kaçkini:Në dijeninë time jo.
Anila Hoxha: Po nëpunës?
Bezart Kaçkini:Nëpunës ka.
Anila Hoxha: Ne kemi parë kryesisht edhe gjatë proceseve të vetingut kemi parë psh. njerëz të drejtësisë të cilët në një moment të caktuar iu ka dalë në skenë, një ngjarje e së kaluarës së largët. Dhe kthehemi sërisht tek kjo historia e arkivimit të ngjarjeve penale edhe sikur individi të mos ketë qenë i dënuar mjafton që ai ka qenë i shoqëruar në një komisariat apo i shoqëruar me persona me precedent.Në të vërtetë, kemi ne një shoqëri të kriminalizuar të atij niveli sa mund të themi që raporti midis atyre që skanë probleme me ligjin e atyre që kanë patur probleme me ligjin është më i lartë ,numri i atyre që kanë patur një problem me ligjin? Duke vendosur ngjarje që nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur e deri tek kundërshtimi i policisë apo prishja e qetësisë publike…
Bezart Kaçkini:Tani unë statistika nuk kam. Mund ti shoh në fakt, por është pak, por edhe e sigurtë që fatkeqësisht ne kemi shkuar drejt kriminalizimit të shoqërisë.Dmth. këtu është bërë, i është hapur dera burgut. Dmth. arrestimi me aksione vetëm në Shqipëri ndodh, gjatë periudhës në vazhdimësi ka ndodhur për mospagesë të një fature të energjisë elektrike, për drejtim të mjetit në kushte të konsumimit të alkoolit por që shpesh herë pas arrestimit, të bërjes së analizave të thelluara mjeko-ligjore kanë vërtetuar të kundërtën. Pra, edhe cfarë ndodh? Ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh të individëve që minimalisht 48 orë i kanë kaluar në polici. Dhe jo gjithmonë për fajin e tyre.
Anila Hoxha: Dhe kjo sjell pastaj pasoja sociale, vështirësi për tu punësuar sepse edhe sektori privat tanimë kërkon këtë vërtetimin e gjendjes gjyqësore përpos sektorit shtetëror dhe sjell pastaj pasoja të tjera jo vetëm për vendin e punës?
Bezart Kaçkini:Demokracia do të thotë të udhëhiqesh nga një numër parimesh dhe normash që iu bëhen me dije njerëzve përpara. Janë si ato tabelat e autostradës që të bëhen me dije në distancë para. Pra 2 km para , 5 km para dhe qëllimi është jo me e kap në shkelje individin , pra që tabela të jetë prapa ferrës edhe pas tabelës polici. Por, qëllimi është që njerëzit të përshtasin sjelljen e tyre në përputhje me këto rregulla. Shpeshherë, ndodh e kundërta, pra duket sikur dënimi është qëllim në vetvete.
Anila Hoxha: Po,pse mos të jetë qëllim në vetvete në momentin që dikush kryen një krim duhet të përgjigjet para gjykatës dhe para ligjit?
Bezart Kaçkini: Më lejo të ta them që nga përvoja ime, dënimi nuk con në riedukim apriori aq me tepër kur dënimi është, por përdor termin “i padrejtë”, pra që dënimi të të kthehet në mësim dhe të mësosh për të ardhmen. Dënimi duhet të jetë ti krijojë bindjen jo vetëm të të tretëve por ti krijojë bindjen edhe atij që e ka konsumuar kundravajtjen qoftë administrative, qoftë kundravajtjen penale apo krime të tjera etj.
Anila Hoxha: Cfarë duhet ndryshuar që të mos kemi le të themi një shoqëri kaq të kriminalizuar?
Bezart Kaçkini:Edukim, edukim dhe vetëm edukim… Shkollë, familje.
Anila Hoxha:Kemi të drejta.Kemi edhe detyrime.Faleminderit, shumë z. gjyqtar.
Anila Hoxha: Në studio gjendemi me z. Behar Ismaili, i cili është diplomuar në Akademinë e Policisë dhe ka shërbyer në polici për gati 5 vite. Më tej, ai nga një person i cili arrestonte personat të dyshuar për vepra të ndryshme penale për shkak se ishte i angazhuar si agjent i krimeve në Komisariatin e Rinasit përfundoi në një person të arrestuar nga kolegët e tij. Gjithë pasojat që vazhdon ti kalojë do të na i shpjegojë tani. Përshëndetje z. Ismaili.
Behar Ismaili: Përshëndetje Anila. Të falenderoj për ftesën.
Anila Hoxha: Kur nisi hetimi ndaj jush?
Behar Ismaili: Hetimi ndaj nesh ka nisur normal pa dijeninë tonë. Ka nisur për një ngjarje në 26 dhjetor të 2019, ka qenë në prag të Vitit të Ri. Isha në punë , bashkë me kolegun tim i cili tani është rikthyer në punë, quhet Besian Mustafa.Na është bërë një telefonatë nga eprori jonë “që do vij një person në hyrje dhe dyshohet për dokumenta false”. Porosia ishte e rëndësisë së vecantë. Kemi pritur personin në hyrje. Kemi printuar fillimisht fishën e TIMS-it sepse personin nuk e njihnim. Në momentin që kam pritur personin në aeroportin e Rinasit , në pikën e hyrjes është parë vizualisht nga unë dhe oficeri i krimeve dhe është ndaluar.
Anila Hoxha: Ju ishit me dokument identifikues “oficerë policie” apo po kryenit një operacion si “agjentë krimesh” të paidentifikuar ?
Behar Ismaili: Ishim të paidentifikuar. Ishim civilë. Në momentin që e kemi ndaluar jemi prezantuar dhe kemi kaluar në vijën e dytë të doganës e cila ishte pajisur me kamera. Është kontrolluar personi në fjalë, i është kontrolluar bagazhi dhe është kontrolluar fizikisht dhe nuk i kemi konstatuar asgjë të jashtëligjshme.
Anila Hoxha: Ai largohej jashtë Shqipërisë?
Behar Ismaili: Jo, po kthehej në Shqipëri. Ishte në pikën e hyrjes. I kemi hapur portofolin dhe në portofol duke qenë se ishte portofol i ri zakonisht janë disa sende plastike që blihen bashkë me portofolin apo qëllojnë në portofol edhe këto i kemi cuar pranë laboratorit. Dhe ia kemi nisur edhe eprorit tonë me foto. Na është kthyer përgjigje që “nuk përbën interes për ne, këto që na keni nisur ne, me foto”. Pas asaj kemi folur prapë me eprorin tonë dhe na është dhënë urdhëri “që të vazhdojë lirshëm sepse përderisa sa nuk ka dokumenta false me vete nuk kemi se cfarë operojmë më shumë”.
Behar Ismaili
Anila Hoxha: Në telefon apo në radio të policisë?
Behar Ismaili: Në telefon. Kjo ngjarje ka ndodhur në 26 dhjetor 2019. Ne jemi proceduar në 16 maj 2020.
Anila Hoxha: Kanë kaluar disa muaj nga ngjarja deri në procedim? Pra ju u hetuat për këtë individ?
Behar Ismaili:Për këtë individ.
Anila Hoxha: Dhe me akuzën?
Behar Ismaili: Shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Anila Hoxha: Cfarë kishit bërë? Për cfarë dyshoheshit?
Behar Ismaili:Supozohet që ne i kemi gjetur dokumenta false personit në fjalë dhe nuk i kemi raportuar.
Anila Hoxha: Cila është prova kundër jush?
Behar Ismaili: Prova ishte një telefonatë që kishte bërë . Sapo kishte dalë nga zyra jonë dhe merr dikë që nga biseda që del se është femër dhe thotë “zemër më gjetën kartën, dhe më lanë. Por, nuk e di pse më lanë”. Gjatë hetimeve ka dalë se ai kurrë ska patur dokumenta false me vete, madje del që këto dokumenta ia kishin bllokuar në Portugali.
Anila Hoxha: Ky ishte një person i kërkuar? Pse dyshohej se udhëtonte me dokumenta false?
Behar Ismaili: Ky ishte pjesë e një procedimi dhe dyshohej se ishte person që ndihmonte njerëz të tjerë që të iknin drejt vendeve si Anglia, në rastin konkret.
Anila Hoxha: Në total sa persona ishin?
Behar Ismaili: Në mos gaboj 24-25.
Anila Hoxha: Momenti i arrestimit. Ju ishit në detyrë ? Ku gjendeshit?
Behar Ismaili: Isha në shtëpi. Më morën në telefon dhe u paraqita vetë. Më thanë që iu është komunikuar një masë për ju “arrest në shtëpi”.
Anila Hoxha: Iu erdhi si dicka e papritur kur kërkuat të mësonit pse?
Behar Ismaili: Normal kërkuam prova, se kërkuam fakte por …
Anila Hoxha: Si ishte ai moment?
Behar Ismaili: Normal që ishte zhgënjuese. Unë e dija që cfarëdo lloj akuze që mund të më bënin e dija që isha shumë i pastër në këtë pjesë. Se detyra jonë…asnjë punonjës policie kur merr një urdhër nga eprori dhe kur është e një rëndësie të vecantë nuk ka mundësi të luajë me urdhërin e eprorit. Sepse dihet se aty është dicka jashtë normales. Është si të thuash një punë e një rëndësie të vecantë.
Anila Hoxha: Sa kohë zgjati procesi gjyqësor?
Behar Ismaili:Procesi gjyqësor ka zgjatur deri vjet në pranverë. Deri në 2023.
Anila Hoxha: U gjykuat nga Gjykata e Posacme apo cfarë ndodhi? Duke qenë se aktet ishin të regjistruara nga ish-Krimet e Rënda dhe për rrjedhim dhe duhet ti pasoheshin më pas Gjykatës së Posacme.
Behar Ismaili: Ne u morëm të pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pastaj gjykata shpalli moskompetencën. Sepse nuk mund të gjykonte shpërdorimin e detyrës dhe kemi kaluar në Gjykatën e Tiranës.
Anila Hoxha: Cfarë ndodhi në gjykim? U tërhoq prokuroria apo…?
Behar Ismaili:Prokuroria kërkoi pafajësi dhe gjykata na dha pafajësi.
Anila Hoxha: Po për personat e tjerë ?
Behar Ismaili: Për personat e tjerë , nuk e di se ato vazhduan gjykimin tek Gjykata e Krimeve të Rënda.
Anila Hoxha: Morët pafajësi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit?
Behar Ismaili: Për anën penale. Ndërsa në administrative…
Anila Hoxha: Ju ndërkohë u pezulluat? U shkarkuat? Cfarë ndodhi?
Behar Ismaili: Në anën administrative ne jemi proceduar në maj dhe në gusht kemi qenë të përjashtuar të dy nga Policia e Shtetit.
Anila Hoxha: Më tej ju hapët një proces? Mbasi prokuroria kërkoi pafajësi, gjykata e aprovoi në formë të prerë?
Behar Ismaili: Procesin administativ e hapëm që në momentin që ne u përjashtuam nga Policia e Shtetit për një periudhë në mos gaboj 5-6 muaj, Gjykata e Shkallës së Parë Administrativ e hodhi poshtë urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm,pa mbaruar hetimi penal.
Anila Hoxha:Aktualisht cili është vendimi i formës së prerë dhe i administratives dhe i gjykatës penale?
Behar Ismaili: Në Gjykatë Administrative, vendimi i formës së prerë nuk është marrë, se është në Gjykatën Administrative të Apelit, kurse në shkallë të parë e kemi fituar. Tani normal Avokatura e Shtetit e ka apeluar .
Anila Hoxha: A jeni kthyer në polici z. Ismaili?
Behar Ismaili: Jo, nuk jam kthyer në polici ka një hapësirë ligjore për tu kthyer në polici.Kam bërë një kërkesë pranë Drejtorisë së Kufirit, Tiranë. Kërkesa me sa di unë është përcjellë lart por ka 4 muaj që ska marrë përgjigje.
Anila Hoxha: Cilat janë pasojat e këtij hetimi, gjithashtu të shpalljes të masës, njoftimit të mënyrës së saj , gjykimit tuaj , pritjes , largimit nga policia? Cilat ishin pasojat direkte në jetën tuaj?
Behar Ismaili:Pasojat?!Pasojat janë normale, pasojat janë të pashmangshme sepse ne jemi familjarë, jemi në moshën më të mirë. Supozohet që do krijojmë jetën, do vazhdojmë jetën, do ushqejmë familjen. Kemi investuar për atë vend pune. Kemi mbaruar një shkollim dhe pasojat janë si individ por janë edhe në raport me familjen.
Anila Hoxha: Pse u arrestuat ju sipas jush?
Behar Ismaili: Unë besoj se është një hetim i cunguar dhe hetim i paragjykuar.
Anila Hoxha: Për cfarë arsyesh?
Behar Ismaili: Arsyet janë nisur nga përgjimi dhe janë marrë fakt. Ajo ka qenë thjesht një indicie dhe e kanë bërë fakt.
Anila Hoxha: Vetëm kaq?
Behar Ismaili: Vetëm kaq.
Anila Hoxha: Ndoqëm z. Behar Ismaili , oficer policie i cili ka kaluar telashet e tij me drejtësinë dhe që natyrisht pavarësisht pafajësisë, pavarësisht një dëshmie të pastër tanimë vazhdon të vuajë pasojat e përballjes me drejtësinë shqiptare. Kthehemi pas pak në studio.
Anila Hoxha: Avokatja Xhoi Nela do të na shpjegojë nëse është njësoj apo jo burgosja si për burrat dhe për gratë?
Xhoi Nela: Nuk është absolutisht njësoj. Dhe këtu marrë shkas edhe nga rastet që unë kam ndjekur, ku ka rezultuar se përvec burgut që ato kanë kryer, kur kanë dalë pasi kanë mbaruar burgun kanë humbur një pjesë të mirë të jetës së tyre përfshirë edhe fëmijët sepse shpeshherë bashkëshortët nuk i kanë lënë më, që ti takojnë cka ka bërë që të përfundojnë në dyert e gjykatave dhe të mos harrojmë që gjykatat sot vonojnë me vite për takimin e fëmijëve dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë në fakt një plagë shumë e madhe për to.
Anila Hoxha: Pra, për disa shtetase të cilat janë ndëshkuar dhe janë dënuar nga drejtësia ato janë përballë edhe me një dënim të dytë familjar dhe social për disa krime të caktuara?
Xhoi Nela: Po, kjo është absolute pothuajse, në cdo rast. Sipas mendimit tim duke marrë shkas nga rastet dhe nga statistikat në fakt që kanë dalë unë mendoj që duhet të kemi një post-rehabilitim me qëllim që të kemi një shoqëri jo të kriminalizuar. Dhe këtë gjë mendoj se duhet të jetë një lloj mekanizmi që duhet ta ofrojë shteti me qëllim që të mos kemi kriminalitet të shtuar .
Xhoi Nela
Anila Hoxha:Po pse është ndryshe për burrat?
Xhoi Nela: Anila, për burrat është pak më ndryshe dhe gjej rastin të them se ndoshta këtu gjen vend edhe ajo shprehja që thonë” burgu është për burra”.
Anila Hoxha: Kjo më ngjan në fakt si diskriminuese për burrat apo ndoshta ata pikasen më shumë për vepra penale ?
Xhoi Nela: Sigurisht që numri është më i madh nga burrat, po themi, që kryejnë vepra penale krahasuar me atë të femrave. Ndërkohë, duket në fakt sikur burrat e përjetojnë pak më keq kur përfshihen në vepra penale që janë kompetencë e SPAK-ut , po themi ose e Gjykatës së Posacme, krahasuar me gjykatat e zakonshme ose prokuroritë e zakonshme .
Anila Hoxha: Cfarë dmth. kjo ? Pra ju i referoheni rasteve konkrete? Që dmth. burrat e dyshuar, të pandehur, të dënuar apo të paraburgosur e përjetojnë më keq.
Xhoi Nela: E para, për shkak të veprave që klasifikohen si vepra të rënda dhe e dyta për shkak të provave që duket sikur dosja është e kopsitur kur shkon përpara gjykatës. Dhe frika më e madhe është se dënimet që parashikojnë këto vepra janë relativisht dënime shumë të rënda.
Anila Hoxha: Keni ju, një mendim tuajin se sa ndikon një procedim, një hetim, një burgosje, një dënim dhe mbyllja e një dënimi te jeta e një qytetari apo vec kësaj dëmtohet vetëm personi që është proceduar apo dëmtohen edhe personat e bashkëlidhur me të, si familja?
Xhoi Nela: Në fakt pjesa më e madhe e personave që janë , po themi, të përfshirë në një procedim penal për herë të parë janë ato që e përjetojnë emocionalisht pak më rëndshëm së bashku me familjarët e tyre sepse familjarët përfshihen, njësoj si personi që është i paraburgosur në historinë e veprës penale që ka kryer. Ndërkohë, personat që i konsiderojmë recidivistë janë ata, po themi që e marrin pak më lehtëshëm duke qenë se ata e kanë provuar dhe më përpara dhe e kanë përjetuar edhe burgun e një kohe përpara.
Anila Hoxha: Faleminderit.
Xhoi Nela: Faleminderit.
Anila Hoxha: Gjendemi tani me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z. Klevis Qose, me të cilën do të flasim për një sër problematikash, sa i takon rehabilitimit, riintegrimit, problemeve sociale që hasim jo vetëm në momentin kur një shtetas përfundon në paraburgim “i dënuar” i formës së prerë por edhe kur ai bëhet gati që t’i lërë këto qeli të sistemit penitreciar dhe të kthehet në jetën normale përtej mureve të burgut. Përshëndetje z. Qose.
Klevis Qose:Faleminderit Anila. Faleminderit për ftesën.
Anila Hoxha: Pyetja e parë është cila është sfida më e madhe që i pret të dënuarit kur përfundojnë heqjen e lirisë dhe vuajtjen e dënimit të shpallur nga gjykatat e ndryshme?
Klevis Qose:Kjo është një nga pikat më të rëndësishme pasi kanë lënë ambientet e burgut hasin në një vështirësi shumë të madhe sa i përket punësimit. Punësimi i cili është një veprimtari e domosdoshme .
Anila Hoxha: Cfarë do me thënë “rehabilitim” në vetvete?
Klevis Qose:Për personat të cilët kanë kryer vepra penale të “prodhimit dhe shitjes të lëndës narkotike”, për target grupin të cilat kanë konsumuar elementë të veprës penale “dhunë në familje”, për target grupin të cilët kanë konsumuar një vepër penale “të vrasjes” për target grupin të cilët janë të përfshirë në “trafikimin e lëndëve narkotike”.Pra, për cdo target grup ka një program të vecantë për rehabilitimin.
Anila Hoxha: Të burgosur që kam intervistuar shumë pak thonë, që shfaqen të penduar dhe tregojnë. Pjesa më e madhe thonë që “jam kot në burg, prokuroria gaboi që ngriti akuzë , gjykata gaboi që më akuzoi”, pala tjetër psh. “bashkëshortja që më denoncoi për dhunë gaboi që më denoncoi edhe kështu me radhë”.
Klevis Qose:E drejtë është kjo gjetje Anila. Në Republikën e Shqipërisë ne kemi rreth 5030 persona të dënuar dhe të paraburgosur, ku një numër të konsiderueshëm zënë personat e paraburgosur dhe numrin më të lartë e zënë personat e paraburgosur në sistemin penitreciar ,përsa I pëtket personave të dënuar një pjesë shumë e vogël, një target grup shumë i vogël janë ata që nuk e pranojnë veprën penale. Pjesa më e madhe e personave që kanë marrë një dënim e pranojnë veprën penale pasi kanë përfituar gjykim të shkurtuar , duke pranuar veprën penale kanë përfituar nga benefitet e ligjit dhe nga proceset e rehabilitimit dhe të riintegrimit brenda mureve të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale.
Anila Hoxha: Cili është paragjykimi më i madh që i pret të dënuarit atëherë kur ata përfundojnë vuajtjen e dënimit?
Klevis Qose:Momenti më i vështirë i kësaj kategorie të personave është momenti kur del vendimi përfundimtar,ku aty kanë përfunduar të gjitha fazat e hetimit dhe të gjitha proceset e gjykimit, pra për një të dënuar ka dalë një vendim i formës së prerë. Aty është pjesa më e vështirë pasi ata marrin një drejtim, dinë kohën sesa do vuajnë në burg, kohën e mbetur si do ta ndajnë kohën, cilët procese do ti ushtrojnë për të ndjekur programet e rehabilitimit dhe riintegrimit, cilat janë proceset e edukimit që do ndjekin brenda institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe cilat do të jenë proceset sportive, aktivitetet sportive që do ndjekin brenda aktivitetit. Sa i përket përfundimit të dënimit ata përballen me një një sfidë shumë të rëndësishme përsa i përket veprës që ata mbartin edhe pasi kanë kryer dënimin e përcaktuar nga gjykata. Pasi,në shoqërinë tonë është një fenomen shumë i rëndësishëm i paragjykimit për këta persona të cilët kanë kryer nje vepër penale me dashje,pa dashje, me qëllim, pa qëllim.Kështu që, kjo kategori personash kanë hasur vështirësi si në punësim, si në paragjykim, si në socializim, në komunitetin e përditshëm.
Anila Hoxha: Sa është numri periodik vjetor i atyre shtetasve të cilët kthehen si përsëritës në burgje dhe kryesisht për cfarë krimesh?Për cfarë veprash penale?
Klevis Qose:Në fakt, nga një analizë e thelluar që është bërë për dy vitet e fundit për 2022 dhe 2023 kemi patur një numër të recidiovistëve diku tek 517 persona, të cilët kanë qenë përsëritës, për vepra me një mirazh të vogël dënimi, kryesisht për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.Këta janë persona që kryesojnë si recidiovistë kryesisht janë moshat e reja të ardhur për të dytën apo të tretën herë që vuajnë një dënim apo janë nën hetim.
Anila Hoxha: Ju dëgjova me shumë vëmendje teksa thoshit që raporti i paraburgosurve dhe të burgosurve është i tillë që është numri i të paraburgosurve është më i lartë se ai i dënuarve të formës së prerë. Përse kjo situatë?
Klevis Qose:Është një përqindje, në fakt më e lartë krahasimisht me vendet e tjera të Bashkimit Europian që numri i të paraburgosurve është më i lartë se i personave të dënuar. Kjo nuk vjen për shkak të politikave që ndjek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve por kjo është një politikë të cilën e ndjek gjyqësori. Nuk mund të themi dicka konkrete për këtë. Pasi ndoshta është rritur edhe forca goditëse e kësaj veprimtarie në rang kombëtar.
Anila Hoxha: Pyetja tjetër, ka të bëj me një aspect që mund të duket më shumë social dhe është përtej mureve të burgjeve, por që lidhet drejtëpërdrejtë me veprimtarinë e institucionit penitreciar, me kërkesat e qytetarëve për dëshmi penaliteti. Cila është gjëja më interesante që iu ka bërë ju përshtypje?
Klevis Qose:Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka një sektor të posacëm ku janë 8 specialistë dhe 1 shef sektori, i cili përgjigjet drejtëpërdrejtë vetëm për këtë kategori personash të cilët bëjnë verifikimet në sistem dhe lëshojnë online në e-Albania vërtetimet. Por, ka një fluks diku tek 200 – 400 kërkesa në ditë sa i përket kërkesave për dëshmi penaliteti.
Klevis Qose
Anila Hoxha: Për cfarë duhen? Për t”u punësuar? A i pengon shqiptarët kjo gjë?
Klevis Qose: E thamë edhe më lart kanë filluar edhe bizneset private para punësimit kërkojnë një dëshmi penaliteti për të parë, për të ditur cfarë të kaluar ka patur ky punonjës që po marrim ne. Ka shumë kërkesa të cilët përdoren për tu punësuar në sistemin privat . Sistemi shtetëror, patjetër administrata shtetërore për punësime, ka detyrime dëshminë e penalitetit .
Anila Hoxha: Pse burgjet kur lëshojnë dëshminë e penalitetit shkruajnë aty dhe për të kaluarën? Nuk japin detaje, vetëm nëse shtetasi është i dënuar apo konsiderohet edhe një shtetas i cili ka qenë para shumë vitesh i dënuar. Raportohet kjo gjë?
Klevis Qose:Shiko, Kodi Penal e ka parashikuar dhe parashkrimin dhe rehabilitimin. Nëqoftëse kjo kategori personash është brenda këtyre kushteve të dispozitave të parashikuara aty quhet “i padënuar”. Sepse ligji është shumë konkret dhe shumë i saktë për të gjithë kategorinë e personave të cilët iu parashkruhet vepra penale ose janë brenda kushteve të dispozitës të rehabilitimit ata quhen “të padënuar”. Por institucionet ligjzbatuese e kanë të përcaktuar në ligj që nuk mund të punësojnë një person që ka qenë i dënuar. Kurse sa i përket asaj që the dicka të vecantë “cfarë keni parë ju, me këtë”.Ne kemi arritur ta shikojmë si të vecan të një shtetas i cili ka marrë një dëshmi penaliteti edhe në historikun e tij ishte vepra penale “e vjedhjes e pronës socialiste”, e cila si vepër penale në fakt në Kodin tonë Penal nuk është. Ka qenë në Kodin Penal të vjetër.
Anila Hoxha: Nqs. do ti klasifikonim, sa përqind e tyre janë për drogë ,sa përqind e tyre janë për grup kriminal, sa përqind e tyre janë për ngjarje të vogla “të krimit të rrugës” sic e quajmë ne, në përditshmërinë tonë?
Klevis Qose:Nuk është sekret të them që janë rreth 190 persona në sistemin penitreciar që janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Këta persona është një target grup, I cili janë gjithmonë në sistemin penitreciar pavarësisht se ndërrohen punonjësit , ndërrohen të dënuarit e tjerë që kryejnë dënime më të vogla por ky target grup është gjithë kohës në sistemin penitreciar. Personat me përqindje më të lartë janë persona të cilat janë të dënuar “për prodhim dhe shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike” që zënë numrin më të lartë, “vjedhj” në numër tjëtër.
Anila Hoxha: A e konsideroni ju celjen e burgut të hapur si një mundësi rehabilitimi dhe një qasje shumë tolerante ndaj kujtdo që ka kryer një vepër penale dhe jepet një mundësi për të vazhduar punën, për të ndjekur një shkollë të caktuar , një trajnim të caktuar e kështu me radhë ?
Klevis Qose:Hapja e burgut të hapur është një nga format më të mirat të procesit të rehabilitimit edhe është një plotësim i kërkesave të ligjit i cili është miratuar kohë më parë, por kjo kërkesë po plotësohet pikërisht sot. Në burgun e hapur do akomodohen të gjithë ata persona të cilët do të kenë një vendim gjykate , një vendim dënimi me “gjysëm liri”. Edhe e gjithë ajo kategori personash të cilët kanë për të vuajtur jo më pak se 6 muaj të mbetur nga dënimi.
Anila Hoxha: Z. Qose me reformën në drejtësi , një nga risitë e saj ishte edhe Kodi për të Miturit, që synon një drejtësi miqësore për të miturit, por nga ana tjetër të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë shifra shqetësuese përsa i përket implikimit të fëmijëve në krime të ndryshme, në ngjarje, duke nisur nga vjedhja, shpërndarja e drogës etj. Dhe gjykata dhe prokuroria thonë se nuk po aplikojnë këto masat e tjera të parashikuara nga Kodi për të Miturit për shkak të mungesës së një institucioni për fëmijët që ajo dikur njihej si “shkolla e vagabondëve”. Kur do të hapet ky institucion i posacëm për këta të mitur të cilët nuk duhet të shkojnë tek Institucioni i Kavajës, por është një institucion tjetër që ofron perspekivë tjetër për trajtimin e të miturve të përfshirë në këto ngjarje.
Klevis Qose:Janë 21 burgje , janë 21 institucione ku ekzekutohen vendimet penale me burgim dhe ndër ta, 1 institucion i ekzekutimeve I vendimeve penale është Institucioni i Kavajës, ku ekzekutohen vendimet penale për të mitur.
Anila Hoxha: Kush është “kampioni” që është kthyer dhjetëra herë sërisht në burg ?
Klevis Qose:Kam në mendje disa emra në fakt, por për arsye “publiciteti” negativ do t”a quaja, nuk do ta them një emër të tillë, por duhet të kujtoj që është një person që duhet të ketë hyrë dhe të ketë dalë diku tek 8-9 herë.
Anila Hoxha:Kjo është maksimalja?
Klevis Qose:Kjo është maksimalja që ka thyer rekord.
Anila Hoxha: Dhe për cfarë ngjarje?
Klevis Qose:Vjedhje, për lëndë narkotike, shantazh, kërcënime .
Anila Hoxha: Ky person është “eksperti” i qelisë?
Klevis Qose:Ky person aktualisht është duke vuajtur dënimin në një nga institucionet tona. Por, përsa i përket pendesës dhe pendimit të gjërave më esenciale sa i përket jetës së tyre nuk kemi patur, sepse unë jam në kategorinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe nuk kam preferuar ndoshta të hyj në këto “ujëra” të kësaj kategorie personash.
Anila Hoxha: Ju falenderoj z. Qose. Ndoqëm Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z. Klevis Qose dhe patjetër që besoj do n”a ngelet të gjithëve gjatë në mendje ajo fjalia që “liria nuk ka cmim”.
Klevis Qose:Liria vërtet nuk ka cmim. Por mua më kujtohet një thënie e Nelson Mandelës dhe unë thashë edhe pak më përpara përsa i përket procesit arsimor në sistemin e burgjeve dhe Nelson Mandela mbasi doli nga burgu tha “arma më e fortë për të ndryshuar botën është arsimi”.
Anila Hoxha: Dhe e keni vendosur në fakt në hyrje të paraburgimit të 313 , një tabelë të madhe ku thotë “në rast se doni të kuptoni një komb, ju duhet të shikoni sesi i trajton ata që kanë shkelur ligjin”. Kështu është ?
Klevis Qose:E vërtetë është Anila.
Anila Hoxha: Faleminderit shumë për praninë tuaj.
Ky ishte episodi i fundit i podcastit “Fol me Anila Hoxhën”. Kemi trajtuar në këtë rrugëtim një vjecar problematika që lidhen direkt me jetën e qytetarëve, që nga stoku i dosjeve për pronat, dhunën në familje, aksidentet automobilistike që marrin jetë më shumë se cdo krim tjetër, aktet e trashëgimisë dhe shumë tema të tjera. Ky ishte një podcast në të cilën personazhe reale me problematika të caktuara dhe gjyqtarë treguan se përballë cdo vështirësie , ia dilet. Mirë u dëgjofshim!
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk ve, përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Për më tepër klikoni në linkun e mëposhtëm;
https://www.topalbaniaradio.com/v7/category/fol/