35 prej 100 tenderave BIG gjatë vitit 2021, janë cilësuar si tendera me flamur të kuq të cilët nuk garantojnë transparencë, shmangin garën dhe diskriminojnë bizneset duke krijuar premise për korrupsion. Këto tendera kanë vlerë totale të fondit limit 76 585 232 788 Lekë (shtatëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë e tetë miliardë). Çfarë fshihet pas procedurës së kufizuar bazuar në aktin normativ me fuqinë e ligjit 9 të datës 16.12.2019 “për përballimin e pasojave të termetit”, miratuar nga kuvëndi i Shqipërisë me ligjin nr 97/2019 më datë 18.12. 2019, një ligj i cilësuar abuziv nga organizata joqevritare, media dhe opozita?
Ekspertët flasin për abuzime bazuar në këtë ligj në procesin e lëvrimit të fondit 120 miliard lekë për rindërtimin. Cilat janë argumentet e mazhorancës përkundrejt kontestimeve ndaj këtij ligji? Çfarë janë ligjet me porosi dhe sa të tilla janë miratuar në kuvend gjatë periudhës 2008-2020 sipas TI-së; hulmuntimi i rasteve konkrete.
Ligjet me porosi si element i kapjes së shtetit në Shqipëri sipas Transprency International dhe raporteve të tjera të organizatave ndërkombëatre që flasin për rritjen e nivelit të korrupsionit në Shqipëri.