“Jam përdorues”, si tentojnë shpërndarësit e drogës ti shpëtojnë akuzave

Për të gjithë të arrestuarit me drogë, shpëtimi është të deklarohen dhe bindin autoritete që janë përdorues. Këtë përpjekje bëri edhe Klodian Rrapo, 41-vjeçari i arrestuar në mars të këtij viti me 3 doza heroine.

Rrapo nuk u mjaftua me vetëm deklarimin se ishte përdorues për disa vite, por i tregoi hetuesve edhe ku e blinte heroinën, sa herë kishte nevojë.

Sipas të dhënave të siguruara nga qendra “Fol”, shtetasi Klodian Rapo deklaroi para hetuesve, se lëndën narkotike e kishte blerë tek një person i racës rome, në zonën e Medresesë, për shumën 3000 lekë dhe konkretisht, mbrapa xhamisë, pasi aty qendrojnë gjithmonë djem të cilët konsumojnë heroinë dhe për këtë arsye sa herë që ka nevojë për lëndë narkotike ai shkon të blejë në këtë zonë.

Por teksa dëshmia e tij ishte mjaftë bindëse, 41-vjeçari duket se harroi akt-ekspertimin që Prokuroria kishte urdhëruar të kryhej, për të parë nëse në trupin e tij kishte prani të metabolizmit të heroinës.

Sipas këtij akt-ekspertimi, rezultoi se i hetuari nuk ishte përdorues i lëndës narkotike, duke bërë që gjykata në përfundim ta dënoj për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike”, me 3.4 vite burg, dënim që iu konvertua në shërbim prove për 3 vite, me kushtin që të mos përfshihet në aktivitet kriminal, apo shoqërohet me persona të inkriminuar.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS