Hetim për vlerësimin profesional, u falsifikua firma e një koloneli

Nga Anila Hoxha

Duke kërkuar hetime në prokurori , për 5 vjet një grua tentoi tu hiqte maskën institucioneve shtetërore, me shpresën se përmes rastit të saj ajo do të tregonte një të vërtetë të madhe duke zbuluar se  si trajtohen nëpunësit civilë  kur vjen puna tek vlerësimi profesional. E sigurtë, se komisioni i kishte cënuar të drejtën duke i dhënë notën  “ mjaftueshëm” vetëm e vetëm sepse ishte ankuar në portalin e Bashkëqeverisjes, Esmeralda Gjoza kërkoi hetime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash ndaj komisionit dhe kur humbi në prokurori , ju drejtua gjykatës. Gjatë monitorimit të kryer nga Qendra FOL dhe ku vërehet se qytetarja mbasi përballet me një vendim mosfillim hetimesh  të prokurorisë së Tiranës, angazhon gjykatën e cila në të dyja shkallët i jep unanimisht të drejtë. Të dyja shkallët urdhërojnë prokurorinë të hetojë , të kryejë rregjistrim të procedimit dhe të administrojë dosjen e karrierës së punonjëses si dhe të zbulojë eprorët që kishin kompetencë vlerësimin e saj.

Gruaja që nuk u dorëzua edhe para argumentit: Prit gjykatën civile!

Paditësja ishte një punonjëse e Agjensisë së Inteligjencës së Sigurisë së Mbrojtjes ( AISM) në Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 2004 deri në 2018,  e cila i thotë grupit të hetimit se gjatë karrierës kishte marrë vlerësime “ shumë mirë” dhe se performanca mori drejtim tjetër atëherë kur ajo deshi të tregojë se disa gjëra nuk shkonin në AISM. Mbas 14 viteve në këtë detyrë ku herë ka mbajtur detyrën e juristes dhe herë si përgjegjëse e analizës, gruaja denoncoi në prokurori mekanizmin sesi u vlerësua që më pas u përdorën për ta larguar nga detyra. Më tej , sipas 44 vjecares , dosja u tjetërsua duke shtuar në të shkresa false.

Si nisi beteja ?

Katër muaj përpara se të humbte vendin e punës, në tetor 2017,  Gjoza i drejtohet ish-Ministres së Mbrojtjes,  Olta Xhacka me një denoncim ndaj AISM. Paditësja këmbëngulte se disa punonjës kishin shpërdoruar detyrën dhe sic kuptohet në tetor 2017 ministrja e asaj kohe urdhëron menjëherë ngritjen e një komisioni hetimor që përbëhej nga shtetasit A. Toska, P. Tiko dhe V. Bllaca,  të cilët ndër të tjerave ‘ hetuan” edhe pretendimin se nuk ishte vlerësuar si duhet performanca në punë përgjatë vitit 2015.

Në dosje pranohet se “ gjatë këtij procesi komisioni dhe kallzuesja u vunë në dijeni të faktit se dokumenti formular i vlerësimit të punës të punonjësit viti;- viti 2015, ishte zhdukur nga dosja personale”. Në vend të tij egzistonte një formular tjetër vlerësimi. Pikërisht për këtë formular punonjësja e agjensisë AISM këmbënguli më pas në prokurori se ishte falsifikuar “ pasi dokumentin origjinal të vlerësimit vjetor e dispononte  personalisht dhe se nuk kishte asnjë ngjashmëri me shkresën që ishte përfshirë në dosjen personale” . Në këtë dosje komisioni hetimor nuk arriti të gjejë as ankimin e 44 vjecares , e cila kundërshtonte vlerësimin profesional dhe vjetor . ‘ Ky dokument, pra ankesa , nuk egziston as fizikisht në sekretarinë e institucionit të AISM , pavarësisht se ishte protokolluar me numër 4898, datë 22. 12. 2015, sipas kopjes origjinale që posedonte denoncuesja” përmendet në vendim  kallzimi i ish punonjëses. Ankesave të saj për zhdukjen e ankimeve për vlerësimin profesional iu shtuan edhe pretendimet e dy nëpunësve të tjerë, të identifikuar si Astrit Hysi dhe Vullnet Doka. ” Jemi vlerësuar profesionalisht në atë kohë nga A. V.” – përmenden dy nëpunësit civilë – edhe pse kjo e fundit nuk kishte asnjë kompetencë hierarkike pasi nuk është eprori ynë i drejtpërdrejtë, por thjesht përgjegjës sektori.”

Si punonjëse e AISM për një periudhë 14 vjecare , për 13 vite radhazi dhe 6 mujorin e parë të 2017 jam vlerësuar shumë mirë për performancën në punë. Ndërsa për 6 mujorin e dytë të këtij viti ku për kryerjen e kësaj detyre ishin A. Veshi dhe A. Paskali të denoncuar, jam vlerësuar qëllimisht mjaftueshëm’ – i ankohet qytetarja organit të akuzës në Tiranë.  Për të dy vlerësuesit qytetarja tregon se nuk ishin zyrtarët e duhur që duhet të kryenin vlerësimin dhe se me keqdashje i dëmtuan karrierën , ndryshe  nga nota maksimale e shënuar nga të tjerët që si titullarë e kishin konsideruar me ekspertizën e duhur në fushën e inteligjencës. Por për prokurorinë pavarësisht dokumentacionit të administruar , rasti konkret është një konflikt juridiko- civil, i cili duhet kryer para gjykatës civile. ‘ Në rast se do ishte fakt kriminal- thuhet më tej në arsyetimin e akuzës – ai duhej të konstatohej nga gjykata civile që duhet të bënte kallzim . Është detyrë e gjykatës që në rast se konstaton një vepër penale, aq më tepër krim si shpërdorim detyre apo falsifikim, të kryejë kallzim’ -deklaron prokuroria. Për këto shkaqe akuza e mosfillon cështjen . Por ndërkohë një gjyqtare civiliste e kishte deklaruar zgjidhjen e kontratës së punës midis AISM dhe denoncueses si të pavlefshme, një  vendim edhe ky i apeluar. Në këtë pikë prokuroria shpjegon mos veprimet e saj duke mos administruar pretendimet e qytetares . “ Në rastin konkret duhet lënë sistemi gjyqësor që të zgjidhë konfliktin. Cdo ndërhyrje në procesin gjyqësor  në kohën e shqyrtimit përbën sënim të pavarësisë dhe ndërhyrje në sistem”- shpjegon prokuroria.

Gjykata i thotë ‘ jo’ prokurorisë

Gjozi sipas monitorimit të Qendrës FOL vijoi betejën duke kundërshtuar mbylljen e hetimeve. Dritën e parë jeshile ia jep dhoma penale e Tiranës që shfuqizoi vendimmarjen e prokurorisë , me të cilën replikon duke ngritur dilemat se përse nuk ishte shqyrtuar në aspektin hetimor edhe denoncimi i dytë i gruas, mbi falsifikimin e dokumentave. Por së pari replika lidhet me arsyetimin se i takonte gjykatës civile të kryente kallzim. “Vendimi që ka marrë formë të prerë është i detyrueshëm nga palët , për gjykatën dhe të gjitha institucionet e tjera kujton gjykata, e cila i tërheq vëmendjen prokurorisë se ky detyrim është edhe ndaj prokurorisë. Gjykata i lë disa detyra prokurorisë mes tyre administrimin e dosjes së gruas e gjendur pranë Agjensisë së Inteligjencës dhe Sigurisë. Të administrohen urdhërat, pozicionet e punës që denoncuesja ka patur, të identifikohen se kush kanë qenë eprorët e saj që kanë detyrë të vlerësojnë performancën e Esmeralda Gjozës, të administrohen pretendimet e saj pranë komisionit hetimor si dhe praktika e ndjekur prej tyre për të dalë në konkluzione”– jep verdiktin gjykata në cështjen e monitoruar nga Qendra FOL. Akoma më shumë e rëndon pozitën e prokurorisë, gjykata e apelit e cila krahason dy shkresa të firmosura mbi vlerësimin profesional të ish punonjëses  dhe ku gjen të bazuar qëndrimin e saj se ka ndryshim në nënshkrimin e njërit prej titullarëve të AISM , i cili në vitin 2015 nuk ka qenë ushtaraku N.SH , me gradën kolonel. Për gjykatën e apelit kjo e dhënë , pra detaji i prezumuar se shkresa ështe e falsifikuar , ishte një gjurmë domethënëse që prokuroria të mos mbante duart lidhur. Rezulton se për vitin e kaluar sipas të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, për performancë të dobët bazuar në vlerësimin profesional janë larguar nga detyra katër punonjës. I kontaktuar nga Qendra FOL , njëri prej tyre numëroi në kushtet e anonimitetit abuzimet që kryhen për vlerësimin profesional. ‘E para, vlerësimet që kryhen janë  dy herë në vit, njëri në korrik dhe tjetri në  fillim të janarit. Nëqoftëse merr dy katra brenda vitit të heqin nga puna. Një punonjës i nivelit zbatues vlerësohet me 2 apo 3 , dhe askujt nuk i jepet arsye se përse është dhënë ky vlerësim. Zakonisht vlerësohet me  1, vetëm shefi dhe të tjerët marrin cfarë përmenda më sipër me qëllimin që të mos promovohen. Për ata që ka inat shefi përherë katra është gati” përgjigjet për FOL ish punonjësi.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS