Monitorimi i Qendres FOL , ja kujt i perket hashashi ne Lushnje

20-vjeçari M.S., u shoqërua nga policia e kryeqytetit në mes të muajit shkurt  pasi ju gjetën  21 fara të dyshuara kanabisi . I riu po udhëtonte  me makinë së bashku me dy miq të tij.  Gjatë hetimeve të mëtejshme , prokuroria ngriti akuzën e kultivimit, ndërkohë që më pas gjykata caktove dy javë kohë për hetimet e mëtejshme për konfirmuar nëse janë këto fara  të bimës së kanabisit.

Por laboratori I kriminalistikës , përmes një akt ekspertimi , të datës  23 shkurt, nuk arriti të konfirmonte nëse farat e zbuluara  në xhepin e të riut ishin të bimës së hashashit. Sipas ekspertëve fara nuk përmban THC, që është  përbërës kryesor psikoaktiv I kanabisit.

Në këto kushte, Prokuroria argumentoi në Gjykatën e Shkallës së Parë në 1 mars 2021, se shtetasi M.S., duhet të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat, deri në mbirjen dhe rritjen e farave në Institutin e Fushë Krujës. Kërkesa e Prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë, por ndryshe vlerësoi Prokuroria dhe Gjykata e Apelit.

Nëpërmjet avokatit të tij, 20-vjeçari ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila, në datën 8 prill, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi se ekzistojnë kushtet për caktimin e një mase të sigurimit personal, pasi ka dyshime të bazuara për implikimin e tij në akuzën e ngritur.

Por nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës, rrethanat në të cilat është kryer, mosha e shtetasit nën hetim, masa e sigurimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është e përshtatshme dhe aspak proporcionale për të riun.

Sipas vendimit të Gjykatës, ky qëndrim u reflektua dhe në Apel, ku prokurori Arben Qosja, në kërkimet e tij kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sa i përket llojit të masës së sigurimit dhe lënien e tij në “Detyrim paraqitje”, deri në marrjen e një përgjigje për farat e kanabisit , të cilat do të kultivohen në Institutin në Fushë Krujë.

Pasi farat u dërguan në  Institutin e Fushë Krujës , me anë të një shkresë , ky i fundit njoftoi se për shkak të rikonstruksionit , nuk mund ti kultivojë ato.Prokuroria sipas monitorimit të Qendrës Fol , urdhëroi që farat për llogari të procesit të kultivohen në Lushnjë, pranë MBZHR. Prej disa muajsh farat e gjetura në xhepin e të riut janë kultivuar pranë këtij institucioni dhe pas akt ekspertimit do ti dërgohen rezultatet prokurorisë së Tiranës për fatin e hetimeve ndaj të riut.

SHARE THIS POST

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

RELATED POSTS