Plagjiatura në Universitetet Shqiptare
Video Player
00:00
20:01
Në vitet e fundit janë bërë publike raste të shumta ku profesorë dhe politikanë kanë rezultuar se kanë kryer plagjiaturë në studimet e tyre të doktoraturës ose shkrime shkencore të botuara në Shqipëri dhe përtej kufijve, raste në të cilat plagjiatura ka përbërë edhe më shumë se 70-80% të punimit shkencor. Ky fenomen i pakontrolluar, pavarësisht iniciativave dhe shpenzimeve të konsiderueshme ndër vite, ka shkaktuar një ‘’inflacion doktoraturash’’, dhe një konkurrencë të pandershme, ku puna shumëvjeçare e një akademiku për të fituar titullin shkencor Dr. është barazuar me punën e shpejtë dhe të gënjeshtërt të dikujt tjetër.